Shqip
VIZITA E SHKOLLËS SE LARTË PEDAGOGJIKE (PHSG)

11.04.2019
ISLAMI FE E PAQES DHE TOLERANCËS
Sot, me datë 11 prill 2019 xhaminë “Xheneti“ e vizituan 23 studentë te Shkollës se Lartë Pedagogjike të St.Gallenit dhe dekani i PHSG Lucas Oberholzer. Studentët qendruan 2 orë për të dëgjuar ligjëraten e Imamit Mr. Feim Dragusha, i cili që nga viti 2012 e deri me tani ligjëron dy herë në vit për studentët e PHSG për Islamin dhe kuptimin e mësimeve kur’anore dhe profetike. Imami ligjëroi për Islamin i cili është sistem i jetës se besimtarit dhe besimtarës. Ai pasi spjegoi kushtet e islamit dhe 6 kushtet e imanit, thirri ezanin, i cili në Zvicër është ndaluar me ligj dhe demonstroi faljen e dy reqateve namaz për t’iu treguar studentëve dhe studenteve, të cilat pas përfundimit te studimeve, do jenë ligjërues në shkollat fillore dhe ato të mesme.
Duke parë që qyteti i St.Gallenit përbëhet nga 11% te muslimanëve, atëherë edhe përbërja e shkollave është me një përqindje te lartë të fëmijeve muslimanë, për këtë qëllim imami i këshilloi studentet që te kenë njohuri te mjaftueshme rreth islamit.
Pas përfundimit te ligjëratës, u parashtruan një seri pyetjesh nga te pranishmit. Mund te veçojmë pyetjen rreth komentit te ajeteve te cilat thërrasin në luftë dhe si mund te jetojmë me një libër te shenjt, i cili fton në luftra. Imami Dragusha potencoi se të tilla vargje (citate) gjenden edhe në Bibël, por ato nuk përgjithësojnë mesazhin e librit te shenjt, kur dihet fakti se për çdo kaptinë kur’anore, ekziston edhe qëllimi i zbritjes (sebebunuzul), po ashtu Imami potencoi se në Kur’an shpesh janë përmendur nga i Madhi Zot fjalët, si ; “….ashtu siç u është shpallur në librat e mërparshëm“, që nënkupton se nëse ndokush na drejtohet me fjalët, ku’rani kërkon që te zbatohet dënimi, dhëmb me dhëmb, dorë me dorë, etj, e njëjta është e përmendur edhe në Bibël, prandaj për çdo akuzë që ngritni në drejtim të islamit, atëherë keni kundërshtuar edhe librin e juaj Biblen.
Përgjatë pyetjeve të shumta, nuk mungoi diskutimi rreth rastit në Zelanden e re, ku një terrorist hyri brenda dy xhamive dhe masakroi mbi 50 besimtar musliman. Imami theksoi se sot jetojmë në një botë me standarde te dyfishta dhe sa herë që vrasesi ka qenë i ndonjë feje tjetër, tema është mbyllur brenda javës, por kur është në pyetje ndonjë musliman, atëherë emri i tij përmendet 12 muaj dhe nga ne kërkohet në mënyrë te vazhdueshme që te kerkojmë falje për një akt i cili nuk ka ndërlidhet aspak me islamin ose muslimanët, duke e ditur se ata te cilët shkaktojnë trazira ne emër te islamit, ose mbysin njerëz te pafajshem, ata janë një numër shumë i vogël dhe nuk prezantojnë islamin e paster.
Mr. Feim Dragusha gjithashtu përmendi edhe rinin e Zvicres, e cila është në gjendje shumë kritike, duke e ditur se këtë vit Zvicra është renditur në vendin e parë në botë për numrin vetvrasjeve. Vitin e kaluar ishte Japonia, ndërsa këtë vit sipas statistikave, në vendin e parë është renditur Zvicra.
Statistikat tregojnë se brenda ditës në Zvicer ka mbi 400 telefonata ku te rinjët tentojnë te vetvriten. Imami tregoi se arsyeja kryesore e këtyre vetvrasjeve është largimi i tyre nga krijuesi, kjo nënkupton një shkëputje te madhe në mes tyre dhe krijuesit.
Në fund, dekani i PHSG, Lucas Oberholzer kërkoi nga Imami që studentëve t’u drejtohet edhe me disa këshilla shtesë përkitazi me islamin, prandaj, këshilla e imamit ishte që mësuesit apo mësueset për çështjet islame duhet t’i referohen njerëzve kompetent, të cilët kanë studiuar islamin dhe fetë e tjera qiellore dhe jo atyre të cilët janë në kërkim te religjionit.
Në fund, Imami Dragusha në emër të xhamisë “Xheneti“ te gjithë studentëve dhe studenteve u shërbeu me një pije nga Restoranti i xhamisë.

Shqip
XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër



Shqip
Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla
Shqip
Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)
Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English10 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Shqip3 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013


