Connect with us

Shqip

TAKIM PUNE NË BIBLIOTEKËN E QENDRËS ISLAME „ZENTRUM FÜR ISLAMISCHE THEOLOGIE“ NË MÜNSTER – GJERMANI

✍️ Feim Xhafer DRAGUSHA
Sot, me datë 18 nëntor 2022 pata mundësinë që të vizitoj Bibliotekën e Qendrës për Teologji Islame „Zentrum für Islamische Theologie“ në Münster të Gjermanisë.
Ishte një pritje e ngrohtë dhe takim shumëfrytëdhënës nga stafi i Bibliotekës ku arrita që nga afër të shohë literaturën islame nga fusha të ndryshme. E veçantë në këtë bibliotekë është prezenca e shumë shtetasve gjermanë, të cilët vijnë dhe kalojnë orë të gjata duke studiuar literaturën islame në gjuhën arabe, angleze, gjermane, turke dhe ruse.
Biblioteka është themeluar në tetor të vitit 2012 në të njëjtin vit kur qe themeluar Qendra për Teologji Islame. Biblioteka është e hapur për të gjithë studentët pa dallim moshe apo konfesioni. Aty kishte libra të shumtë por edhe dorëshkrime të vjetra nga vitet 1700. Kontribut të madh në këtë literaturë dhe arkivë të vjetër ka dhënë “Muhammad Salim Abdullah” i cili nga vitet e 50-ta ka udhëhequr Institutin e Arkives Islame në Gjermani “Zentralinstitut Islam-Archiv Deutschland” dhe pak muaj para se ai të kaloj në botën e amshueshme, këtë thesar të madh të librave dhe literaturës islame të themeluar në Gjermani në vitin 1927, ai ia dhuroi Bibliotekës në Münster.
Përveç librave të tjerë, aty hasa në një ekzemplar të përkthimit të kuptimeve të kur’anit në gjuhën gjermane dhe është 276 vjet i vjetër. Ky kur’an në gjuhën e vjetër gjermane është përkthyer nga THEODOR ARNOLD në vitin 1746 dhe ka një hyrje të përgatitur nga George SALE nga qyteti i bukur i Begjikës „Gent“.


Në faqen e parë shkruan si vijon : « Der KORAN, Alcoran des MOHAMMEDS » Vorläuffigen Einleitung versehen von GEORGE SALE, Gent. Aufs treulichste wieder ins Teutsche verdollmetschet von THEODOR ARNOLD. 1746
Vlen të potencoj se në qytetin e bukur të Münsterit (Gjermani) që dhjetë vite është hapur Qendra për Teologji Islame dhe numri i studentëve ka arritur në 1000 studentë dhe studente.
Në mbarë Gjermaninë janë gjithsejt 5 Qendra për Teologji Islame; Hamburg, Münster Osnabrück, Tübingen, Frankfurt dhe Erlangen.
Këto qendra janë shumë të rëndësishme edhe për studentët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të cilët deshirojnë që t’i vijonë studimet e tyre në Gjermani dhe më pas ata pas përfundimit të studimeve mund të japin mësim në shkollat shtetërore në Gjermani dhe Austri.
Në qytetin e lashtë të Mûnsterit gjendet po ashtu Instituti për Arabistikë dhe Shkenca Islame „Institut für Arabistik und Islamwissenschaft“ i cili drejtohet nga Thomas Bauer.
Gjatë qendrimit tim në këtë vend me ka mahnitur interesimi i madh i shtetasve gjerman të cilët në moshë të shtyer vijojnë studimet islame në Münster ku secila ligjeratë zgjatë nga dy orë pa ndonjë pauzë. Nuk ka dyshim se me këtë vërtetohen fjalët e Pejgamberit –alejhisselam- kur flet për përhapjen e fjalës se Allahut, thotë: „Islami do të arrij në cdo vend ku ka arritur dita dhe nata“.

Continue Reading

Shqip

I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!

Continue Reading

Shqip

Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1

Continue Reading

Shqip

Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Continue Reading

Trending