Connect with us

Shqip

Vizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر

✍️ Feim Xhafer DRAGUSHA

Sot, me datë 20 nëntor 2022 vizitova njëren nga 6 xhamitë e qytetit Marl-Nordrhein Westfalen të Gjermanisë. Kjo xhami është themeluar në vitin 2002 nga Familja El-Khodr të cilët në Marl jetojnë që nga viti 1985. E vecanta e kësaj xhamie është se kam bi 200 nxënës-e të cilët vijojnë mësim-besimin islam ditëve të Vikendit dhe një staf prej katër mësimdhënësve.
Xhamia është themeluar nga Familja El-Khodr të cilët në vitet e 80-ta migruan në Gjermani. Edhe për faktin se në qytetin Marl kishte edhe dy xhami të tjera që i përkasin Diyanetit (DITIB), arabët nuk mund të gjenin vetën në xhamitë turke përshkak të gjuhës. Prandaj, në vitin 2002, themelohet xhamia „Khuder“ e cila deri në vitin 2014 ka shërbyer për kryerjen e namazit të xhumasë dhe mësim-besimit islam ditëve të Vikendit. Në xhami ka anëtarë nga vende të ndryshme të botës; Taxhakistan, Somalez, Arab nga Sirija, Maroku, Libani si dhe një numër i vogël nga komuniteti shqiptar. Ligjërata e xhumasë në xhami mbahet në gjuhën arbe nga Imami „Zijad El-Ahmed“ me prejardhje nga Damasku i Sirisë dhe më pas ajo përkthehet nga „Ibrahim Reka“, një kosovar i lindur në Zvicër dhe që shumë vite jeton dhe vepron në Marl të Gjermanisë.
Rruga e cila të shpie deri te xhamia quhet Bergstrasse.156 – dhe kjo xhami posedon një hapsirë prej 150 metrave katror. Ajo është e hapur për pesë kohët e namazeve ditore, përderisa ditëve të vikendit, aty mësimet i vijojnë 200 nxënës dhe nxënese nga nacionalitete të ndryshme. Mësimbesimi islam udhëhiqet nga katër mësimdhënës, të cilët tërë mundin e tyre e bëjnë falas për edukimin e gjeneratave të reja.
Imami i xhamisë është nga Siria, quhet Zijad El-Ahmed, i lindur me 8.10.1976 në Damask. Ka përfunduar Fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Damaskut në Siri. Që 8 vite ka emigruar në Gjermani. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 Imam Zijadi ka udhëtuar nga 40 kilometra për t’i prirë xhematit në namazin e xhumasë si dhe ditëve të shtuna ka mësuar nxënësit e Mektebit.
Anëtar aktiv në kryesinë e xhamisë në fjalë është Ibrahim Reka nga Prishtina-Kosova, i cili është shtetas gjerman. Ai ka lindur në vitin 1991 në Zvicer dhe pas tre muajve familja e tij kalojnë në Marl të Gjermanisë. Përgjegjësia e Ibrahim Rekës është që të përkthej ligjëratën e Imamit në gjuhën gjermane.
Nga viti 2018, e deri me sot, Zijadi vendoset me banim në qytetin Marl ku gjatë asaj kohe shërben rregullisht Imam dhe Khatib në Xhaminë „El-Khodr“. Përvec Imamit të rregullt, në baza vullnetare si Imam ndihmës shërben Salahuddin El-Alijj, i cili ka lindur në Halep të Sirisë në vitin 1981 dhe qe 17 vite jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman. Ai ka përfunduar studimet në Inxhinieri Elektrike.
Qyteti Marl ka një popullsi prej 85000 mijë banorëve dhe 6 xhami;

  • Fatih Moschee- Bachackerweg.197-45772 Marl
  • Yunus Emre Moschee – Haardstrasse.2- 45768 Marl
  • Süleymanije Moschee – Karlstrasse.2 – 45772 Marl
  • Ibad Al-Rahman Moschee – Heyerhoffstrasse.152 – 45770 Marl
  • El-Khodr Moschee – Bergstrasse. 156 – 45770 Marl
    Vlen të përmendet se në këtë qytet Xhamia Fatih „Fatih Moschee“ është xhamia e parë në Gjermani, e cila është ndërtuar me Minare dhe Kupollë në vitin 1992. Nga viti 1984 është themeluar Organizata e përbashkët në mes të krishterëve dhe muslimanëve dhe nga viti 2018 kësaj Organizate i është shtuar edhe komuniteti çifut dhe tashmë ajo mbanë emrin „CIJAG – Christlich Islamisch Jüdisch Arbeitsgemeinschaft“ e cila udhëhiqet nga prifti Hartmut Dreier.
Continue Reading

Shqip

XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër

Continue Reading

Shqip

Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla

Continue Reading

Shqip

Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)

Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Continue Reading

Trending