Connect with us

Shqip

NJË REPORTAZH RRETH IFTARIT TË PËRBASHKËT NË MES TË SHQIPTARËVE DHE QYTETARËVE ZVICERIAN REALIZUAR MË DATË 17 MAJ 2019

Xhamia “Xheneti” në St.Gallen të Zvicrës synon te nxjerrë në pah vlerat që reflekton agjërimi me c`rast ka ndarë një iftar të përbashkët mes komunitetit shqiptarë dhe atij zviceran.

Në xhaminë “Xheneti“, institucion ky që ka për qëllim të ngre vetëdijen e muslimanëve, të ruaj identitetin e tyre dhe edukimin e muslimanëve në baza të shëndosha islame.

Me rënien e muzgut fillojnë të mblidhet xhemati por në mesin e tyre duken dhe zviceranët që në fytyrë u lexohet qartazi kuriozitei se si funksionon kjo qendër islame.

Do theksuar se Xhamia është emërtuar me emrin “Xheneti“ (Verein Paradies Moschee) për faktin se rruga në të cilën gjendët xhamia e mban po të njëjtin emërtim “Paradiesstrasse“ me shpresën se emërtimi i xhamisë me këtë emër do t’i inkurajoj xhematin për të punuar vepra dhe punë të mira, në mënyrë që ta fitojnë xhenetin.

Blerja e këtij objekti fillimisht është nënshkruar me datën 16 qershor 2012, aktiviteti i saj ka filluar zyrtarisht me datën 1 korrik 2012 dhe zyrtarisht blerja është regjistruar në Grundbuchamt me datën 14 shkurt 2019. Xhamia ka gjithsejte 240 anëtarë te rregullt. Secila familje prezanton 3 ose 4 anëtarë. Numri i përgjithshëm është 700, do të thotë gra, fëmije dhe kryefamiljar.

Imami i xhamisë “Xheneti“ ne St. Gallen Mr. Feim Dragusha thotë se shqiptarët si komunitet në Zvicër janë pjesë e mirëfilltë e integruar e shoqërisë zvicerane.

Ky Iftar i përbashkët është realizuar me datë 17 maj 2019, respektivisht në muajin e bekuar të Ramazanit.

Continue Reading

Shqip

I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!

Continue Reading

Shqip

Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1

Continue Reading

Shqip

Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Continue Reading

Trending