Shqip
JAVA E TOLERANCËS DHE PAJTIMIT

15 qershor 2013
Konferenca ndërkombëtare dhe ndërfetare, e cila u mbajt në Pejë, është e para e këtij lloji që organizohet në Republikën e Kosovës. Në këtë Konferencë morën pjesë shumë personalitete, Priftërinjë, Imamë, Rabinë dhe liderë të komuniteteve të ndryshme nga 50 shtete të Botës.
Konferenca ishte organizuar nga Ministria e punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës me ne krye Enver Hoxhaj dhe zëvendësi i tij Petrit Selimi. Gjithashtu, konferencën e kanë mbështetur fuqishëm edhe shumë organizata të huaja, prej tyre; Tony BlairFairth Foundation, Soul of Europe, Ambasada e Norvegjisë dhe ajo e Britanisë se Madhe.
Programi i takimit ndërfetarë në Kosovë
Ditën e Enjëte, mysafirët që kishin arritur në Kosovë, morrën pjesë në vendosjen e pllakës se gurit, e cila u vendos në oborrin e Parlamentit të Kosovës, për të kujtuar viktimat e Holokaustit dhe mirënjohja ndaj mylimanëve të Kosovës, të cilit kishin shpëtuar 286 cifutë gjatë luftës se dytë Botërore, duke i mbajtur ata në shtëpitë e tyre. Në këtë takim ishin të gjithë liderët e bashkësive fetare në Kosovë, Kryeministri dhe Presidentja dhe shumë personalitete të tjera nga vendi dhe jashtë.
Në mbrëmjen e së ejtës, të gjithë mysafirët u ftuan në darkë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili mbajti një fjalim të shkurtër duke i falënderuar të gjithë për pjesmarrjen e tyre në shtetin me te ri në Botë.
Të premten, pran Hotelit Swiss Diamond, të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës u pritën në Lobin e Hotelit, ku me pas nën përcjelljen e policisë se Kosovës, u derguan në qytetin historik të Pejës, ku me pas të gjithë mysafirët ndërkombëtarë u vendosën në dhomat e Hotel Dugagjinit.
Në ora 18:00 filloi Konferenca me fjalën e rastit nga Presidentja Jahjaga, e cila foli rreth rëndësisë se kësaj Konference. Më pastaj foli Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili ashtu sikur Presidentja, audiences iu drejtuan në gjuhën angleze duke folur për tolerancën e njohur ndërfetare të shqiptarëve.
Me pastaj, fjalën e mori Myftiu i Republikës se Kosovës Mr. Naim Tërnava, i cili pasi që përshendeti të pranishmit, tregoi për kthejlltësinë dhe qiltërsinë e dialogut ndërfetar dhe kultivimit të dialogut dhe takimeve ndërfetare me bashkësitë tjera fetare në Kosovë. Tërnava përvec tjerave tha se njerëz dhe personalitete sikur këta të këtij evenimenti, i ndihmojnë të ardhmës se Kosovës dhe dialogut ndërkombëtar dhe ndërfetar. Përmes dialogut ndërfetar, neve pranojmë prezencën e religjioneve dhe feve të tjera. Fetë nuk janë ato që përqajnë, por politikat janë promotore të përqarjeve dhe urrejtjes që kanë shkaktuar, e në vecanti, populli i Kosovës, asnjëherë nuk ka shënuar ndonjë luftë si rezultat i fesë. Allahu i Madhërishëm, në Kur’anin Famëlartë thotë; “Ne ju krijuam në popuj dhe fise që të njiheni në mes vete“, prandaj, Allahu i Madhërishem na ka krijuar që të njihemi ne mes vete, dhe nuk është qëllimi i ardhjes sonë në këtë botë për ta urryer një fe apo komb tjetër. Konferenca ishte shumë e rëndësishme dhe për t’i kontribuar të ardhmes se Kosovës, morën pjesë 172 mysafirë nga vende të ndryshme të botës, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Anglia, Franca, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Norvegjia, Finlanda, Indonezia, Mjenmari, Egjipti, Kuvajti, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera të botës.
Qëllimi i Konferencës:
Konferenca kishte për qëllim ngritjen e nivelit të debatit dhe të kuptuarit e çështjeve bashkëkohore të besimit, dialogut dhe globalizimit, prandaj konferenca kishte dy qëllime kryesore;
1. Të kontribuoj për një dialog më të gjerë global dhe ndërfetar.
2. T’i kontribuojë pajtimit brenda Kosovës dhe me gjerë në rajonin e Ballkanit duke demonstruar se besimi është diçka që mund të shërbej si mjet unifikues sesa force ndarëse.
Në këtë Konferencë Ndërkombëtare, i ftuar nga Zvcira ishte Imami i Xhamisë se Xhenetit, Mr. Fehim ef. Dragusha, i cili prezantoi Diasporën Shqiptare, përvojen e dialogut ndërfetar në Zvicër dhe tregoi rreth organizimit të jetës fetare në Zvicër. Gjatë qëndrimit dhe dëgjimit të shumë ligjeratave nga panelistët ndëkombëtarë, Imamit Dragusha iu ofrua mundësia që të participoj në Projketin “12 Cities Project“, i cili drejtohet nga Fondacioni i Tony Blerit për të sulmuar islamofobinë dhe është i shtrirë në 12 Shtete, si rrjedhojë, ai u ftua qe me datën 13 Shtator të marr pjesë në Konferencën e radhës, e cila do të mbahen në Gjermani.
Është me rëndësi për t’u theksuar se në Konferencë ishin prezentë edhe Kryetari I Bashkësisë Islame të Burmas, i cili tregoi problemin që po ndodh në këtë vend. Ai shtoi se një numër i madh i civilëve budistë janë duke u veshur me unformat fetare budiste dhe po vrasin dhe masakrojnë myslimanët, të tillët po mundohen që të përkrahin sistemin ushtarak. I shoqëruar me kryetarin e Bashkësisë Islame të Burmas ishte edhe udhëheqësi shpirtëror i Budistëve.
Në fund, Donald Reeves, i cili udhëheq organizatën Soul of Europe dhe një përkrahës i madh i hapjes se xhamive dhe shoqatave islame në Angli, i cili e njihte shumë bukur konfliktin serbo-shqiptar në Ballkan, sebashku me participuesit e Konferncës, vizituan Xhaminë e Qarshisë në Pejë, Kishën Katolike dhe Patriarkalën e Pejës.
Përgatiti në formë të shkurtuar
Mr. Feim Dragusha


Shqip
Kontributi i Bruneit për Kosovën

Kontributi i Bruneit për Kosovën- Intervistë në emisionin “Dita e Re” në Kanal10
Shqip
A sharing session with Feim Dragusha at Seri Begawan University College of Religious Education
Shqip
Breza në përplasje – A po i braktisim prindërit?

I ftuar në emisionin “Dita e Re” të televizionit Kanal10
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
English3 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Shqip2 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013





































