Shqip
Takim me Myftiun e Republikes se Kosovës Mr. Naim Tërnava

17 dhjetor 2020
Sot kisha kënaqesinê që të takoj shkelqësinë e tij Mr. Naim ef. Tërnava i cili edhe për faktin se është shumë i ngarkuar me punë dhe angazhime, ndau kohë për ne. Fillimish e urova pêr librin e sapobotuar “Besimi Islam” në dy vëllime dhe u ndjeva shumë i lumtur qê një ekzemplar ma dhuroi edhe mua.
Në këtë takim ishte Mr. Ekrem Simnica- drejtor për Diasporë.
Myftiu i ndëruar si dhe Ekrem Simnica ishin ligjërues në Medrese gjatë kohës sa isha nxënës në banka e Medresesë “Alaudin” në Prishtinê (1997-2001).
U jam mirënjohës për çdo keshillë dhe kontribut që dhanë ndaj neve, e veçmas kur u bënë shkaktar që 10 studentë kosovar, studimet universitare t’i vijojnë në Brunei Darussalam përgjatë periudhës 2001-2008.
Në fund Myftiun e informova rreth punimit tim “shperngulja e muhaxherëve” me theks të veçant rreth familjes Dragusha, ku një poezi që Myftiu ia kishte dedikuar Muhaxhirëve, do jetë pjesë e librit, pasi qê edhe familja e tij bënë pjesë në grupin e familjeve të mëdha që janë shperngulur në rrafshin e Kosovës në vitet 1878-1880.
Në fund, Myftiut Mr. Naim Tërnava i shpreha gadishmeri që te jap kontributin tim në çfarëdo pozite që është e hapur për t’i sherbyer Bashkesisë Islame.
__________________________________________________________
DISA FJALË RRETH MYFTIUT
Naim Tërnava u lind më 07.01.1961, në fshatin Lismir të Komunës së Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmen në Medresenë “Alaudin“ në Prishtinë, më 1978/79.
Studimet i mbaroi në vitin 1984, në Universitetin “Al-Azhar“ të Kajros, në drejtimin “Usuluddin“ (Apologjetikë dhe Filozofi islame), kurse studimet postdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan të Kajros, në vitin 2003. Gjatë viteve 1984-1995 shërbeu si imam në xhaminë e fshatit të tij të lindjes, në Lismir.
Në vitin 1985 u emërua pedagog i lëndës së Akaidit dhe më pastaj edhe i Filozofisë islame, në Medresenë e Mesme “Alaudin“ në Prishtinë. Ndërsa për dy mandate (1995-2003), ishte drejtor i Medresesë “Alaudin“.
Nga viti akademik 1994/95 u angazhua si ligjërues i lëndës se Akaidit dhe Filozofisë islame në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Lëndën e Akaidit vazhdon ta ligjëroj edhe sot. Nga fillimi i viteve të 90-ta ka ushtruar shumë detyra dhe funksione me rëndësi, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Për tri mandate ka qenë anëtarë i Redaksisë së revistës “Dituria Islame“. Për dy mandate (1990-1998) ka qenë anëtarë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Nga viti 1999 deri në vitin 2003 ka qenë kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me 15 tetor 2003 zgjidhet kryetar dhe Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë detyrë është rizgjedhur edhe në vitin 2008, në vitin 2013 dhe në vitin 2018. Ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare, kongrese, simpoziume e forume, brenda dhe jashtë Kosovës.
Për kontributin e tij në shumë fusha ka marrë mirënjohje e cmime nga organizata, institucione dhe forume të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe artikujve publicistikë, të botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe autor i disa veprave.
Zoti ju shpërbleftë!
Mr. Feim Dragusha





Shqip
Kontributi i Bruneit për Kosovën

Kontributi i Bruneit për Kosovën- Intervistë në emisionin “Dita e Re” në Kanal10
Shqip
A sharing session with Feim Dragusha at Seri Begawan University College of Religious Education
Shqip
Breza në përplasje – A po i braktisim prindërit?

I ftuar në emisionin “Dita e Re” të televizionit Kanal10
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
English3 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Shqip2 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013





































