Connect with us

Shqip

Akademik Dr. Feti Mehdiu në promovimin e librit “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020”

Fjala e redaktorit përgjegjës, Akademik Dr. Feti Mehdiu në promovimin e librit “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020”

Nuk e pranova fort lehtë ofertën e autorit Feim Dragusha për të qenë recensentë i veprës së tij: Historiku i Dragushëve të Bërnicës përgjatë periudhës 1879-2020. Arsyet ishin të natyrës, më shumë, teknike se sa të natyrës parimore e profesionale. Vepra m`u duk voluminoze, unë jasht Kosovës, procedura për shtyp ishte në fazën e fundit… megjithatë, parimisht i hapa sinjalin se do të jem argat i kësaj vepre.

I shtyrë nga urtia popullore punën e sotme mos e le për neser dhe i stimuluar nga fjala e Pejgamberit Muhammed alejhisselam, çka nuk arrihet në tërësi, nuk lihet krejtsisht, veprën e Doktorantit Feim Dragushës: “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020“, pasi që nuk kishte mundësi teknike të përfillen sygjerimet e mia, e pranova – kështu si është!

MIKROMONOGRAFI PËR NJË MAKROHISTORI

Autori me veprën: Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020, ku trajton Dragushët e Bërnicës duke filluar nga viti 1879, viti i përzënies së shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (Vilajeti i Kosovës), po hap një shteg për rrugëtim më të gjatë dhe për qasje multidimensionale çështjes së Dragushëve të Toplicës, dhe jo vetëm Dragushëve të SANXHAKUT TË NISHIT. Ai me këtë vepër, ku ka inkorporuar edhe këngë popullore që i referohen periudhës dhe peripetive që ka përjetuar populli shqiptarë, këtu konkretisht ai i Toplicës – veçanërisht Dragushasit e Dragushës, që kanë kaluar vetëm një shekull e gjysmë. Kjo për historinë është si me pas ndodh dje.

Deri kah fundi i shekullit njëzet në Kosovë jetonin njerëz që transmetonin rrëfimet e prindërve të tyre se si, bashkëvuajtësit me Dragushët nga Dragusha e Toplicës (Sanxhaku i Nishit), sikurse edhe qindra e mijëra familje të tjera shqiptare e myslimane, morën dheun në sy dhe lanë rrugës fëmij e pleq të vdekur nga acari. Atë tmerr e katrahurë e ka përballuar 14 vjeçari, Dragushi i parë që erdhi e u vendos në Bërnicë të Epërme: Ramoshi (1865-1941), si edhe dy vëllezërit e tij më të ri: Ahmeti (1870-1925) dhe Mehmeti (1872-1917). Këtë e kanë dëshmuar me laps e me letër përjetuesit e asaj masakre: “… në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur …Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit.”

Feim Dragusha këtu flet vetëm për dragushët e Bërnicës, por ai është i vetëdijshëm se u ka borxh edhe dragushasve të Prugocit, Sllatinës, Ferizajit e gjetiu, po ama nuk është vetëm borxh i Feim Dragushës. Mjafton që ky sjell para lexuesve dëshmi të bashkohanikëve, të cilët i kanë përjetuar ato ngjarje. “… të gjith banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit të dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman… kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia …e tëra iku në Vilajetin e Kosovës…” Vlen të përmendet se autori në këtë libër ka vu në shërbim të historisë edhe folklorin – një segment, të cilin historiografia pa të drejtë e injoron-. Mbështetja vetëm në dokumente arkivore, për një periudhë në të cilën arkivat edhe nëse kanë ekzistuar nuk hapen për të gjitha ndodhitë. Prandaj këtu Feimi sjell një ilustrim nga këndvështrimi i folklorit shqiptarë ku hidhet dritë për një kaçak të Dragushës së Toplicës. Kënga për Sinan Dragushën meriton rilexim multidimensional: historik, folklorik, familjar, fetar, etj, një çështje kjo që u mbetet hulumtuesve e studjuesve që vinë. Libri i Feim Dragushës: Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020, shtrihet në 500 faqe dhe i ka nëntë kapituj, ku lexuesi gjen shenime të hollësishme për tërë dragushët e Bërnicës brenda Kosovës, nga kapitulli i parë deri të kapitulli i tetë, ku vlen të theksohet se në kapitullin e tëtë autori ka përmbledhur leksikon për arritjet shkencore të 50 dragushasve, që të gjithë me përgatitje superiore si dhe ka përfshi edhe atë organizimin e bijave të dragushëve me 13 shtator 2019, me iniciativë të Ajnishahe Sh. Dragushës, që duhet marrë lakmi dhe të shërbejë shembull për kultivimin e ruajtjes së familjes në rrethana aktuale. Ndërsa Kapitulli i nëntë-dragushët në diasporë, u kushtohet dragushëve dhe kontributit të tyre nëpër vende të Evropës, si fjala vjen në Saint Gallen të Zvicres, në Gjermani, Austri, Francë, e gjetiu. Përmbyllet, pas kapitullit të nëntë me ALBUMIN, që përmban numër bukur të madh të ilustrimeve familjare, shoqërore, por edhe të atilla që ilustrojnë gjallnin e dragushasëve me veprime konkrete me karakter shoqëror për fshatin e tyre. Libri që keni në duar, një mikromonografi, në shikim të parë, ngase autori Feim Dragusha është përqendruar në Dragushët e Bërnicës, por hulumtuesi i prirur për studime me të thella, këtu do gjej një Makrohistori. Atëherë formohet një tabllo komplete e Dragushëve – një model që historia e shqiptarëve të Toplicës e meriton. Secili për dragushët e vet. Krejt në fund vjen Literatura, që dëshmon për një angazhim me përkushtim të autorit të librit për një periudhë kohore prej 16 vitesh, i cili ka pasur për objektiv identifikimin e disa personaliteteve të shquara nga familja dragusha, siç është personaliteti i Bajrush (Ramosh) Dragushës. Kjo meriton konsideratën e lexuesve.

Fjala e redaktorit përgjegjës me rastin e promovimit të librit

Shqip

XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër

Continue Reading

Shqip

Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla

Continue Reading

Shqip

Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)

Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Continue Reading

Trending