Shqip
FJALA E DR. ABU EL-BASHAR ALI ADAM

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
I falënderuar qoftë Allahu!
Lutjet dhe përshëndetjet qofshin për profetët dhe të dërguarit më të mirë, profetin tonë Muhamed alejhi selam dhe të gjithë anëtarët e familjes dhe shokët e tij.
Gjuha arabe është gjuha e Kur’anit të Shenjtë dhe gjuha e një popullsie të madhe dhe të shtrirë islame. Mësimi i saj lehtëson komunikimin midis kombeve.
Në këtë kontekst, fjalori luan rolin e mjetit bazë për të shprehur mendimin tonë. Prandaj, zotërimi i tij në situata të përshtatshme ndihmon në kontrollimin e mendimeve dhe shprehjeve tona.
Është një pjesë e rëndësishme në procesin e formulimeve me shkrim. Shumë studiues kanë shkruar libra, fjalorë dhe broshura me fraza të shkurtra mbi arabishten klasike si dhe arabishten e folur.
Feim Xhafer Dragusha, autori i këtij libri të rëndësishëm të shprehjeve shumëgjuhëshe, e prezanton librin e tij me mënyra të ndryshme të të shprehurit për situatat tona të përditshme shoqërore, të cilat i ndihmojnë studentët, udhëtarët dhe turistët të mësojnë fjalët dhe shprehjet më të rëndësishme për gjuhën e përditshme.
Është e panevojshme të thuhet se përpjekja e madhe që është bërë për të prodhuar këtë vepër të vlefshme i shton një dimension të rëndësishëm përpjekjeve ekzistuese drejt thjeshtimit të mësimit të gjuhës arabe.
Ky libër prezanton një fjalor dhe shprehje të vlefshme në situata të ndryshme kontekstuale në arabisht dhe i përkthen ato në shqip dhe anglisht.
Kjo përpjekje mund të konsiderohet si një përkushtim i madh nga autori, veçanërisht kur mësojmë se ai është ende në fazat e hershme të mësimit të gjuhës arabe, gjë që tregon dashurinë e tij për gjuhën e Kuranit të Shenjtë.
Libri përmban fjalë e shprehje si: përemrat vetorë, pyetës, forma të përshëndetjes, nga shkuarja në xhami, te berberi, në spital, në udhëtim, në shërbimet e postës, rezervimet e hoteleve, në restorante, ditët e javës, muajt, lojërat, rrobat, vizitat e miqve, gjumi, aeroporti dhe fruta e perime.
Të kuptuarit e shpjegimeve të këtyre temave do t’i ndihmojë nxënësit e gjuhës arabe të zotërojnë disa aspekte të bisedës dhe fjalorin në situata të përshtatshme.
Autorit i urojmë udhëzim nga Allahu për punët e tjera në të ardhmen, në shërbim të Islamit dhe muslimanëve.
DR. ABU EL-BASHAR ALI ADAM
Shef i Katedrës së Gjuhës Arabe pran Kolegjit “Omer Ali Saifuddin”,
Brunei Darussalam
2006
Shqip
Kontributi i Bruneit për Kosovën

Kontributi i Bruneit për Kosovën- Intervistë në emisionin “Dita e Re” në Kanal10
Shqip
A sharing session with Feim Dragusha at Seri Begawan University College of Religious Education
Shqip
Breza në përplasje – A po i braktisim prindërit?

I ftuar në emisionin “Dita e Re” të televizionit Kanal10
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
English3 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Shqip2 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013





































