Connect with us

Shqip

Fjala e Prof. asoc. dr. Fahrush REXHEPI

Gjithherë kujtesa njerëzore e trashëguar nga gjenerata në gjeneratë apo nga brezi në brez, ka rëndësi të madhe shoqërore dhe vlerë historike. Mirëpo, një pjesë të të predikuarit të tyre, njerëzit me kohë mund edhe të e harrojnë. Kur njerëzit e shkruajnë historinë dhe e shpjegojnë atë në formë të shkruar, atëherë ato mbesin më gjatë në formën material, ndaj edhe vetëdija njerëzore mund ta reprodukoj e ta ruaj përherë. Për këtë qëllim është angazhuar autori i librit “Historiku i dragushëve të Bërnicës 1878-2020”. Autori i kësaj vepre, mr. Feim Xhafer Dragusha me punën dhe kontributin e tij hulumtues shkencor gjithnjë duke iu nënshtruar fakteve dhe ngjarjeve të kohës ka arritur që të ofroj kontribut të rëndësishëm fillimisht për fenomenin e shpërnguljës së shqiptarëve nga Toplica dhe Sanxhaku i Nishit e pastaj edhe për historinë, prejardhjen dhe vuajtjet e dragushëve të Bërnicës që nga viti 1879 e deri në vitin 2020.

Autori argumenton me fakte se në cilën kohë dhe në çfarë rrethana kanë arritur dragushët në fshatin Bërnicë e Epërme. Fati i dragushëve ishte i ngjashëm me fatin e shumë familjeve të tjera të shpërngulura me dhunë, të cilat familje u vendosën në vende të ndryshme të Kosovës. Pas ardhjes në Kosovë një pjesë e dragushëve shpërngulën në Shqipëri, një pjesë në Turqi, ndërsa në Bërnicë të Epërme dragushët për herë të parë vendosen në vitin 1906. Në këtë vepër autori ka trajtuar edhe tematika që ndërlidhën me shpërnguljen e shqiptarëve në turqi gjatë kohës së Perandorisë Osmane por, edhe më vonë duke përmendur edhe shifra të sakta të të shpërngulurve. Vepra e mr. Feim Xhafer Dragushës, pa dyshim, është fryt i punës disa vjeçare dhe të jashtëzakonshme të studiuesit të mirfilltë.

Vepra “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020” është një studim vëllimor, të cilit i rri në ball parathënia orientuese, ndërsa shtjellohet në kuadër të këtyre tërsive; Të dhëna të rëndësishme rreth dragushëve të shpërngulur me dhunë nga fshati Dragushë i Toplicës, dhe vendosja e tyre në fshatin Bërnicë e Epërme 1879-1906; Jetëshkrimi i Ramosh (Hajdin) Dragushës djali më i madh i Hajdin Shalës, i shpërngulur nga Dragusha e Bllacës-Qarku i Toplicës, dhe pasardhësit e tij në Bërnicë; Jetshkrimi i Ahmet (Hajdin) Dragushës; Jetëshkrimi i Mehmet (Hajdin) Dragushës; Dragushët e fisit Shkrel / Kelmend të shpërngulur dhunshëm nga Toplica; Rinia e fshatit Bërnicë, dhe aktivitetet e tyre sportive dhe kulturore-artistike; Familja Dragusha përgjatë viteve 1998-1999, ku janë dhënë statistika të vrasjeve, dhunimeve, masakrave si dhe numri i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë; Arritjet shkencore të dragushëve në shkenca dhe profile të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës; dhe Dragushët në Diasporë.

Siç e kemi vërejtur gjatë leximit të veprës, autori ka bërë ndarjen e veprës në kapituj, ku secili kapitull paraqet tërësi në vete. Libri është shkruar në një mendësi të emancipuar, dhe me të drejtë mund të quhet model i trajtimit shkencor. Përgjithësishtë, me këtë kontribut shkencor i është bërë një shërbim i vlefshëm historisë, prejardhjes, kulturës, arsimit, sportit, rinisë dhe kontributit në rrafshin kombëtar dhe fetar të dragushëve të Bërnicës. Dokumentet arkivore, deklaratat e dëshmitarëve të gjallë, dokumentet administrative, faksimilet, dëftesat, çertifikatat, diplomat, mirënjohjet të cilat autori i ka ofruar në libër, ia ngritin edhe më tepër vlerën shkencore kësaj vepre.

Ilustrimi i librit me foto të refugjatëve të luftës së fundit dhe me foto të tjera dëshmojnë edhe më shumë për dhunën, terrorin dhe vuajtjet që regjimi serbë i ka shkaktuar jo vetëm familjeve të dragushëve, por gjithë popullit shqiptarë në Kosovë. Në fund duhet të theksojmë se libri i autorit mr. Feim Xhafer Dragusha, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga gjatësia e periudhës kohore që trajton, përbën një arritje të rëndësishme të autorit, por, gjithashtu, është edhe një vlerë kulturore, politike, historike e shkencore e pamohueshme.

Sipas vlerësimit tim, është hera e parë që po shkruhet një monografi më e plotë dhe më e thukët e historisë së dragushëve të Bernicës. Në tërësi fryma e librit është afirmative për këtë vlerë të rëndësishme të kulturës sonë. Them se ky libër do të jetë me interes për shumë gjenerata dhe studiues të kulturës dhe historisë së paraardhësve të Dragushëve të fshatit Bërnicë, qoftë si bazë e të dhënave të shumta faktografike, qoftë si sintezë vlerësuese.

Continue Reading

Shqip

I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!

Continue Reading

Shqip

Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1

Continue Reading

Shqip

Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Continue Reading

Trending