Connect with us

Shqip

HAPJA E DYERVE TË XHAMISË “XHENETI” ST. GALLEN- ZVICRËR 30.11.2013

Reportazh nga Televizioni Zvicerian TVO përkitazi me organizimin e Dyerve të Hapura në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen

Me datën 30 nëntor 2013, Xhamia “Xheneti” hapi dyert e saj për mbarë qytetarët zviceran. Ishte një ditë e veçantë për të gjithë, e veçmas për qytetarët zviceran, të cilët dëshironin të vizitonin Xhaminë dhe të njiheshin nga afër me punimet dhe renovimet që janë realizuar gjatë një viti.

Dita e shtunë ishte ditë me borë, por kjo nuk i pengoi vizitorët aspak që të vizitojnë xhaminë e re të St. Gallenit. Ashtu siç ishte parashikuar që vizitoret nga ora 10 e mëngjesit, deri në ora 12, do të kenë mundësinë të vizitojnë objektin në tëresi, përfshirë këtu vendin e faljes, vendin e lojrave, Mektebin e Xhamisë, zyren e mbledhjeve, abdes’hanen, Restorantin dhe veprimtarinë botuese dhe më pas do falej namazi i drekës, ku jomuslimanët nga afër do shihnin formën e faljes se namazit.

Pas namazit të drekës, Imami i Xhamisë Mr. Feim Dragusha, mbajti një fjalim të shkurtër në gjuhën gjermane, ku i përshendeti të pranishmit dhe më pas falënderoi organet kantonale për dhënien e lejës se xhamisë, gjithashtu falënderoi edhe priftërinjët e Kantonit të St.Gallenit, të cilët kishin ndihmuar xhaminë “Xheneti” në forma tjera.

Hapja e dyerve të xhamisë, nuk ishte vetëm për qytetarët zviceran, ditën e shtunë, xhaminë e vizitoi edhe prifti Kosovar me mision në Zvicër, Don Marian Marku, i cili është një kontribues i madh i çështjes kombëtare.

Pas fjalimit të Imamit, fjalën e mori Peter Tobler, i cili është drejtues i departamentit të Integracionit në qytetin e St. Gallenit. Ai përshendeti iniciativen e hapjes se xhamisë, e cila është e hapur për mbarë nacionalitetet me përkatësi islame, njëherit përmendi se Kantoni i St. Gallenit sot numëron 122 nacionalitete, prandaj është një gjë e mirë që Paradies Moschee nuk është e lidhur vetëm me një nacionalitet, por e hapur për te gjithë.

Përmes telefonit, këtë manifestim e përshendeti edhe Ambasadori i Republikës se Kosovës Naim Malaj, i cili uroi një ditë të mbarë dhe se hapja e dyerve te xhamisë është një shembull për të qenë sa ma trasnparent për shtetin zviceran.

Për të treguar punën legjislative dhe ecurinë e xhamisë, foli avokati i Xhamisë Stephan Jau, i cili tha “Ndihem shumë i kënaqur që brenda 15 muajve prej kur është themeluar Xhamia, të shohim këto ndryshime pozitive“. Pëveç avokatit të xhamisë, foli prifti i kishës se Haldenit Josef Wirth, i cili foli për rëndësinë e të jetuarit në mesin e shumë nacionaliteteve dhe se xhamia në fjalë sado pak do t’i akomodojë shumë muslimanë që nuk kanë xhami të tyre, e sidomos kur dihet se në këtë xhami tash e tutje do ligjerohet edhe në gjuhën gjermane.

Mysafirët nuk ndien lodhje pasiqë për ta ishte përgatitur ligjerata në gjuhën angleze dhe gjermane, e tërë kjo pasohej me fotografi të aktiviteteve, të cilën e kishte përgatitur Orhan Sylejmani dhe Imrane Jashari, të cilët prezantuan punën njëveçare të xhamisë në gjuhën gjermane dhe më pastaj Orhan Sylejmani, foli rreth projektit “12 Cities Project“ në të cilin projekt merr pjesë Imami Fehim Dragusha, ku punohet me muslimanët, krishterët për të larguar islamofobinë nga 12 shtete te Evropës. Për këtë janë mbajtur tre konferenca dhe Imami ka marrë pjesë në Interfaith Conference në Kosovë, Belfast dhe Dortmund të Gjermanisë.

Pas prezantimit, mysafirët u njohën edhe me literaturën islame në gjuhën gjermane, të cilët morën nga një kur’an me përkthim në gjuhën gjermane dhe librin rreth keqkuptimeve të islamit nga jomuslimanët.

Në restorant, për të gjithë mysafirët u shtrua sillë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Për të ndjekur këtë eveniment, kishte ardhur edhe teleostschweiz për të intervistuar dhe inqizuar disa pjesë nga organizimi i hapjes se dyerve të xhamisë.

Për më shumë rreth intervistës për Teleostschweiz, mund të shiqoni videon në këtë link:

http://www.teleostschweiz.ch/? image=JDK5w7.png&video=9lpnHb.mp4&guid=12829

Dhe artikullin në gazetën e Tagblattit:

http://www.tagblatt.ch/…/Statt-gekegelt-wird-gebetet…

Përgatiti; Feim Dragusha

Shqip

Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla

Continue Reading

Shqip

Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)

Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Continue Reading

Shqip

Lajm nga UNISSA University në Brunei

Lajm nga UNISSA University në Brunei i titulluar:
Special Lecture and Book Launching bertajuk “The Contribution of Brunei Darussalam to Kosovo” yang disampaikan oleh Dr. Feim XH Dragusha

Dhe me tekstin:
Isnin, 10 November 2025 – Fakulti Pengurusan Pembangunan Islam, UNISSA telah menganjurkan Special Lecture and Book Launching bertajuk “The Contribution of Brunei Darussalam to Kosovo” yang disampaikan oleh Dr. Feim XH Dragusha.

E hënë, 10 nëntor 2025 – UNISSA ka organizuar një Ligjeratë Speciale dhe Promovim Libri me titull “Kontributi i Brunei Darussalam në Kosovë”, të mbajtur nga Dr. Feim XH Dragusha.

Burimi:
https://unissa.edu.bn/special-lecture-and-book-launching-bertajuk-the-contribution-of-brunei-darussalam-to-kosovo-yang-disampaikan-oleh-dr-feim-xh-dragusha/

Continue Reading

Trending