Shqip
Kurani për deshmitarët

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
“Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmoni” [2:84]
“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” [2:185]
“Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.” [2:204]
“O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.” [2:282]
“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” [3:18]
“E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut”? Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)”! [3:52]
“Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)! [3:53]
“Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)”! [3:64]
“O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën? [3:70]
“Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): “A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim”? Ata thanë: “Ne e pranuam”! Tha (All-llahu): “Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju”! [3:81]
“E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.” [3:86]
“Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.” [4:6]
“Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.” [4:15]
“(Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.” [4:166]
“Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).” [5:83]
“Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë”. [5:111]
“(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!” [5:113]
Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se pos All-llahut ka edhe zota të tjerë, a?” Thuaj: “Unë nuk dëshmoj!” Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” [6:19]
“O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t’ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t’ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: “Dëshmojmë kundër vetvetes”. I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).” [6:130]
“Thuaj: “Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).” [6:150]
“Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. [7:172]
“Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.” [9:17]
“(Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: “Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!” Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.” [9:107]
“A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur’anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë – (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur’anin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos ki dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s’ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.” [11:17]
“E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!” [11:18]
“Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: “Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni.” [11:54]
“Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.” [12:26]
“Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!” [12:81]
“Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.” [18:51]
“Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!” [19:37]
“Atëherë ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!” [21:56]
Ata thanë: “Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)”. [21:61]
“(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.” [21:78]
“(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.” [22:28]
“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” [24:2]
“E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.” [24:8]
“Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.” [24:24]
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” [25:72]
“Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!” [27:32]
“Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t’u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)” [27:49]
“E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.” [28:44]
“O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.” [33:45]
“Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.” [36:65]
“Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?! [37:150]
“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.” [40:51]
“E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.” [41:20]
“Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni”. [41:21]
“Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.” [41:22]
“Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.” [43:19]
“Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.” [43:86]
“Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.” [46:10]
“Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.” [48:8]
“A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t’u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë! [59:11]
“Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).” [63:1]
“E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë.” [65:2]
“Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.” [73:15]
“Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.” [83:21]
“Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!” [85:3]
Përmblodhi: Mr. Fehim Dragusha
Shqip
XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër



Shqip
Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla
Shqip
Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)
Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English10 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Shqip3 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013


