Connect with us

Shqip

PASTËRTIA DHE RUAJTJA E AMBIENTIT

I dërguari i Allahut, Muhamedi alejhisselam ka thënë; “Pastërtia është gjysma e besimit”

Secili nga ne ka mundësi që të mirëmbajë pastërtinë e shtëpisë, të rrugës, pastërtinë e lagjes, atë të shkollës, zyres etj.

Të përpiqemi të gjithë së bashku në mirëmbajtjen e ambientin ku jetojmë sepse nëse secili nga ne kontribuon në këtë drejtim, atëherë do të kemi rrugë dhe trotuar të pastër.

Një mesazh për drejtuesit e makinave dhe nxënësit e shkollave;

Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e makinave (shoferët) që kur të pini ndonjë pije apo jeni duke ngrënë brenda makines, kanaqet dhe gjësendet e tjera, ju lutem mbani në makinë dhe pasi të keni mbërri në destinacionin e juaj, hudhni ato në shportën e mbeturinave, e assesi në rrugë, sepse ky është një gjest i shëmtuar dhe nuk iu ka hije.

Nëse duam një ambient të pastër, këtë mos e kërko nga të tjerët, por fillo nga vetja; nëse ti nuk hudh mbeturina, atëherë edhe fëmijet do mësohen që ta ruajn ambientin me të gjitha bukurit që i ka krijuar Krijuesi i Gjithësisë.

Sot, me datë 15 korrik 2023, në këtë kohë shumë të nxeht, nuk munda ta shoh gjendjen e rrugës në hyrje të Tunelit automobilistik, e mbushur me mbeturina në të dyja anët dhe i përbaltur, prandaj, i kushtova 4 orë që ta pastroj fillimisht nga mbeturinat dhe më pas pastrova me ujë tërë rrugën në hyrje dhe brenda Tunelit.

I ndëruar vëlla

E ndëruar motër,

Tuneli automobilistik në lagjen e Dragushëve në fshatin Bërnicë e Epërme është shumë i vjetër.

Ai është lëshuar në funksion në fund të viteve të 40-ta dhe të gjithë ata që punuan në ndërtimin e kësaj hekurudhe dhe këtij tuneli, tashmë kanë vdekur, prandaj duke mos hudhur mbeturina dhe duke e mirëmbajtur këtë rrugë dhe shumë rrugë të tjera, ne kemi treguar respekt për gjyshërit tanë të cilët punuan në ndërtimin dhe hapjen e këtyre tuneleve.

Shpresoj që ky mesazh do të ketë ndikim në vetëdijësimin e gjeneratës sonë dhe të atyre që do vin pas nesh.

Me respekt

MSc. Feim Dragusha

Continue Reading

Shqip

AGJËRIMI PËRBALLË PIKËPAMJEVE TË NDRYSHME

Emision në RTV Dukagjini

Continue Reading

Shqip

Kontributi i Bruneit për Kosovën

Kontributi i Bruneit për Kosovën- Intervistë në emisionin “Dita e Re” në Kanal10

Continue Reading

Shqip

Breza në përplasje – A po i braktisim prindërit?

I ftuar në emisionin “Dita e Re” të televizionit Kanal10

Continue Reading

Trending