Shqip
Reportazh rreth Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër -nëntor-dhjetor 2015

Me kamerën tonë ne tregojmë në dokumentar për këtë faltore të parë të Islamit, mes katedraleve, pikërisht në Gjenevë, që flet shumë për prezencën dhe definimin e Islamit. Në këtë qytet, historia flet edhe për shqiptarët. Këtu gjendet edhe busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Këtu u botua dhe gjeti dritën e përhapjes gazeta “Shqipëria – Albanie”, në vitin 1903 – 1906, në Gjenevë. Në Krojclingen, ku banojnë një numër i madh shqiptarësh, mësohet se faltorja “Hëna e Re” është ndër xhamitë e para shqiptare në Zvicër, që është hapur më 1 janar 1993.
Sot ky institucion fetar quhet Bashkësia Islame Shqiptare, që ka statutin e saj, kryesinë e këshillit, imamin Magjistër Rejhan Neziri, si edhe një numër mbi 300 anëtarësh të përhershëm të cilët marrin pjesë. Një rëndësi e veçantë këtu i jepet dialogut ndërfetar, ku imami i saj, Rejhan Neziri është ideator në këtë qytet i themelimit të tryezës së rrumbullakët të feve, në të cilën marrin pjesë Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste, Qendra Budiste, Xhamia Turke, Komuna e Shtetit, si edhe autoritetet e shkollave të Kantonit.
Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në bashkëpunim me xhaminë, objektiv kryesor të saj ka punën për mësimin e gjuhës amtare, mësimin e historisë së kombit, të ngjarjeve dhe festave kombëtare, si Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, alfabetin e gjuhës shqipe, ditën e Pavarësisë së Kosovës etj. Ne me kamerën tonë asistuam në klasat e shkollës, ku mësuam nga Laura Sulejmani se xhamia “Hëna e Re”, duke qenë një institucion i rëndësishëm i këtyre njerëzve në mërgim, përkrah fuqishëm edukimin e fëmijëve. Në nivel zviceran, në bashkëpunim me shkollën shqipe “Naim Frashëri. Edhe drejtori i shkollës, gjermani Hans Jurgen Michael, pohon me plot optimizëm, që krahas mësimit në shtetin e tyre, fëmijët mësojnë në shkollë me dashuri edhe mësimin e gjuhës shqipe, mësojnë historinë e kombit shqiptar, ngjarjet dhe festat e tij.
Regensdorfi, portret i panoramës së zhvillimit industrial të Zvicrës, përjeton edhe ai si gjithë qytetet e tjera, një numër të madh shqiptarësh. Këtu gjendet një nga faltoret më të mëdha shqiptare, ku numërohen mbi 500 anëtarë. Në këtë faltore, njerëzit marrin dhe pajisen me norma dhe çështje të edukatës së Islamit, për t’u bërë njerëz të devotshëm për shoqërinë, për vendin, për kombin që ata përfaqësojnë. Imami i saj, Magjistër Ferid Zeqiri, përçon më së miri marrjen e një Islami të paqes, të tolerancës, të bashkëjetesës, dhe jo të një Islami të dhunës e të terrorizmit, që s’ka asgjë të përbashkët me të. Këtu fëmijët, në këtë faltore, mësohen të bëhen fëmijë të paqmë, siç tregojnë ato në kamerën tonë. Zelie Sulejmani, teologia e mirënjohur tregon se gruaja shqiptare sot në Zvicër ballafaqohet me të gjitha problemet politike e shoqërore, me shoqëritë e tjera, jashtë Islamit.
Në Rehintal, që gjendet në rajonin e San Galenit, ku jetojnë afërsisht 491.670 banorë, rreth 20 familje janë shqiptare. Në vitin 1990, një grup të rinjsh, me në krye Naim Demollin, Emin Ibrahimin dhe më vonë Enes Koshin, hapën të parën faltore, hapën të parën vatër kombëtare, ngritën për herë të parë në këtë rajon flamurin kombëtar. Në bisedë me ta mëson se xhamia, që kur u hap këtu, siç thonë këta, krahas thirrjes së Zotit – Ezanit, tingëllueshëm kumbon dhe himni i kombit. Po kështu, për këtë vizion tregojnë në kamera edhe imami i xhamisë së Zyrihut, Nebi Rexhepi, kryetari i xhamisë Ismail Ademi, prof. dr. Bashkim Aliu dhe kryetari i xhamisë së Visegol, Idriz Ibishi. Tregimin tonë për Unionin e Imamëve në Zvicër do ta vazhdojmë me qytetin e San Galenit, që nis me historinë e ardhjes së një murgu irlandez, i quajtur Gallus, i cili kishte jetuar mes viteve 550 – 640.
Të huajt këtu përfshijnë rreth 97.461 njerëz, ku një pjesë të madhe e përbëjnë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Faltorja e këtij qyteti, xhamia “Xheneti” është e para faltore internacionale e organizuar nga vetë shqiptarët. Imami i xhamisë, Magjistri i devotshëm Feim Dragusha, nënkryetar i Unionit të Imamëve, synon dhe punon me të gjithë gjeografinë shqiptare, me OJQ-të dhe organizmat e tjerë të kantonit. Duke pasur një vizion të qartë të Islamit, si një vizion i paqes, i dashurisë, me dhe për të gjithë, imami i kësaj faltoreje, Magjistër Feimi synon ta përcjellë atë jo vetëm te bashkëkombësit, po edhe te të gjithë besimtarët islamë dhe të besimeve të vendeve të tjera të krishtera, të cilët vijnë këtu si pjesëmarrës në dialogime ndërfetare që organizohen në këtë faltore. Këtë mesazh, kërkon dhe punon ai, për ta përcjellë edhe te besimet e tjera tradicionale të Zvicrës.
Ne me kamerën tonë e vizituam këtë faltore dhe treguam për të. Pamë nga afër dhe filmuam ditën e dyerve të hapura, që organizohet në 320 qendrat islame këtu në Zvicër, të drejtuara nga Unioni i Imamëve Shqiptarë. Ne na impresionoi fakti që në këto veprimtari të dyerve të hapura, gra nga gjithë vendet e ndryshme të kombeve të tjera, paraqisnin me modesti gatimet e tyre tradicionale. Imami na tregoi se nuk është qëllimi i prezantimit të gatimeve tradicionale, por botëkuptimi që krijohet ndërmjet këtij aktiviteti për bashkëvëllazërim të kombeve të cilat ata përfaqësojnë. Pjesëmarrja në këtë ditë të dyerve të hapura e priftit Dom Marian Marku, që mbajti ligjëratë para besimtarëve islamë të disa vendeve islame dhe të besimeve të tjera të krishtera, sintetizoi se shqiptarin e ka lidhur gjithmonë besimi te Zoti, besimi te kombi, te flamuri i tij, te bashkëvëllazërimi i të gjithëve, si pjesëtarë të barabartë në galidhenë e madhe të kombeve.
Në kohën romake rruga për në Zvicër kalonte përmes Aarburg-ut. Kështjella, simbol i qytetit, mendohet se është ndërtuar në vitin 1123. Ura e vjetër prej druri, një nga emblemat më historike të Zvicrës, që përmendet që në vitin 1295, ka shërbyer si një vlerë e pakontestueshme dhe thesar i pashlyer i kulturës botërore. Në këtë qytet ku jetojnë më se 60 kombe, gjenden edhe shqiptarë, që përbëjnë 2.1% të popullsisë së kantonit. Magjistri i nderuar, Nehat Ismaili, preokupimin dhe angazhimin e tij kryesor e ka të ngrejë lart ndërgjegjësimin e tyre si bashkëkombës, për të qenë të barabartë me të gjitha kombet e tjera. Për këtë, praktikimin e jetës fetare dhe pjesëmarrjen në këtë vatër, ata e shohin më gjerë, më me vizion për kohën, më me konture për të ardhmen. Nakije Ismaili, hafizja e mirënjohur dhe e devotshme, kërkon që në këtë vend ku vijnë të gjithë, edhe fëmijë, të përcjellë mesazhin që i bashkon një ideal, Imani i Zotit, dashuria për kombin, dashuria për flamurin. Këto janë imazhet që përcillen në dokumentar dhe mes emocioneve të tregimeve të njerëzve, të prindërve, të fëmijëve, që janë pjesëmarrës në këtë faltore. Villi befason kamerën tonë që në impresionet e para. Një kanton nga më të vjetrit e Zvicrës, themeluar në vitin 754, qytet me besim të hershëm tradicional katolik dhe protestant.
Por këtu ne u befasuam, pikërisht në këtë qytet me tradita të hershme të krishtërimit. Imami i saj, nënkryetari i Unionit, Magjistër Bekim Alimi, dialogon me të gjitha këto besime, trumbeton dhe përcjell Islamin vizionar të kohës, historinë e tij, filozofinë e tij se Islami jeton, punon dhe bashkëjeton në bashkëveprim dhe në bashkëvëllazëri me të gjitha besimet, me kombet të cilave ato u përkasin. Këto pasazhe kamera jonë i fiksoi në dialogun ndërfetar me të gjitha komunitetet fetare, me të gjithë punonjësit shtetërorë të komunës e të kantonit, të shtetit zviceran. Më së miri ai, jo vetëm si një imam aktivist, por edhe integrues, që kryen detyrën për të ngjallur dashuri për besimin, këtë e definon edhe te fëmijët në shkollat e shtetit zviceran, në gjuhë të huaj, që edhe këta fëmijë të vendeve të tjera që jetojnë në Zvicër ta njohin Islamin, të dinë moralin, parimet e tij, që Islami është një fe e paqes, e dashurisë, që të përcjellë në kohëra mesazhin: “Paqe mbi dhP, dhe me të gjithë njerëzit mirëdashje!”. Në këtë kanton mëson se po hedh shtat një nga faltoret më të bukura, që nesër, e ardhmja do të flasë shumë për të. Kryetari i xhamisë, Abdullah Mustafa është optimist për ndërtimin dhe përfundimin e saj, e cila deri më tani po ndërtohet vetëm me fondet e besimtarëve.
Kryetarja e komunës, Suzana Hatman, në intervistë na tregon se shqiptarët janë shumë të angazhuar dhe dëshirojnë të integrohen sa më shumë në jetën dhe shtetin zviceran. “Unë mendoj, – thotë ajo në intervistën që ne i morëm, – se shqiptarët janë potencial.” Me mikrofonin dhe kamerën tonë folëm dhe treguam për përhapjen e Islamit këtu në Zvicër, për historinë e ngritjes së faltoreve, që sot janë bërë qendra të dashurisë së kombit, të besimit, të vizionit paqedashës. Folëm për punën e madhe që bëjnë imamët, si drejtues të tyre për ngritjen lart të ndërgjegjes dhe vetëdijes, jo vetëm të besimtarëve, por edhe të bashkëkombësve dhe më gjerë. Paraprirja e tyre për të qenë shtetas të denjë si të gjitha kombet e tjera, të jenë të aftë t’u bëjnë ballë sfidave në rritje të këtij civilizimi evropian, me besimet tradicionale të hershme të krishtërimit. Ne u ndamë nga këta djem dhe burra, nga Nehati, presidenti i Unionit, nga Feimi dhe Bekimi, nënkryetarë të Unionit, nga Rejhani dhe Feridi dhe sekretari Rahim Hasani, nga këta patriotë që në këtë vend të huaj janë mbledhur dhe janë bashkuar. Me Zotin janë, për kombin dhe flamurin punojnë!
Shqip
I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!
Shqip
Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1
Shqip
Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”
-
Shqip2 years ago
Vizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
-
Deutsch2 years ago
PRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
-
English2 years ago
Historiku i Dragushëve të Bërnices
-
Deutsch2 years ago
DER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
-
English2 years ago
PERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
-
Deutsch2 years ago
STATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013
-
Shqip2 years ago
Promovimi i librit “Historiku i Dragushëve të Bërnices 1879-2020”
-
Deutsch2 years ago
ISLAMOPHOBIE IN DER SCHWEIZ