Connect with us

Shqip

DOLI NGA SHTYPI LIBRI “ISLAMOFOBIA NË ZVICËR”

Në gusht të këtij viti, doli nga shtypi libri më i ri i autorit Mr. Feim Dragusha, me titull “Islamofobia në Zvicër”. Libri është përgatitur në tri gjuhë; anglisht, gjermanisht dhe shqip. Në këtë libër autori ka përmbledhur rastet në të cilat është shfaqur islamophobia në Zvicër dhe është munduar t’i analizoj proceset legjislative të cilat çuan në ndalimin e ndërtimit të minareve në shtetin Helvetik.
Libri i autorit Feim Dragusha është vlerësuar nga Prof. Dr Malkhaz Songulashvili, i cili është Peshkop i Tiblisit në Gjeorgji;
“Punimi i Imamit Feim Dragusha është shkruar në vitin 2013, gadi dhjetë vjet me parë, por punimi nuk e ka humbur rëndësinë e tij, në fakt ky punim është më i rëndësishëm se dhjetë vjet më parë. Punimi është shkruar nga këndvështrimi i vëzhgimit të pjesëmarrësve, gjë që e bën atë interesant dhe me vlerë në aspektin akademik. Autori distancohet emocionalisht nga subjekti i kërkimit të tij për të qenë sa më i ekuilibruar dhe objektiv. Analizat e tij janë të kujdesshme dhe të ndjeshme. Në një paragraf hyrës ai shpjegon se si muslimanët u vendosën në Zvicër si punëtorë të huaj nga vende të ndryshme dhe refugjatë nga vendet ballkanike të cilat dikur ishin përfshirë nga lufta. Këta të huaj sot përfaqësojnë mbi 6% të popullsisë së vendit.
Më pas ai fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me popullatën muslimane, e cila shpesh është përballur me “racizëm, islamofobi dhe me diskriminim” edhe për faktin që atyre u lejohet zyrtarisht të praktikojnë lirshëm fenë e tyre për sa kohë që ata mbajnë profil më të ulët si në aspektin social, ashtu edhe në aspektin fetar.
Autori është në gjendje të vërë në dukje se nga vijnë ndikimet diskriminuese: media, partitë politike, ligjëvënësit si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë kantonal. Autori po ndan përvojën e tij personale në luftën kundër fanatizmit kulturor, fetar dhe social duke nxitur mjete arsimore, sociale, dhe mjete të tjera për të luftuar diskriminimin dhe për të mbrojtur integrimin dhe pjesëmarrjen e plotë të anëtarëve të komuniteteve muslimane në jetën e vendit ku ata jetojnë.
Punimi është shkruar me një stil të mirë, të lexueshëm dhe në mënyrë implicite fton lexuesin të reflektojë për çështjet e diskriminimit, jo vetëm në Zvicër, por edhe në pjesë të tjera të botës.
Islamofobia si një frikë, paragjykim dhe urrejtje ndaj individëve muslimanë ose shprehje materiale e traditës fetare muslimane (xhamitë, minaret, libri i shenjtë; kur’ani) çon në provokim, armiqësi dhe ngacmim të intolerancës, abuzim, nxitje dhe frikësim të qytetarëve të pafajshëm në çdo vend, prandaj është thelbësore ta luftojmë atë pa frikë dhe favore.
Në cilësinë e klerit të krishterë, do të thosha se në luftën kundër islamofobisë, muslimanët përfshirë këtu dhe prijësit e tyre (imamët) si dhe laikët, nuk duhet të lihen të vetëm në ato vende që janë të dominuara nga të krishterët. Si rrjedhojë, kleri i krishterë duhet të jetë në ballë në luftën kundër fanatizmit.
Unë personalisht u kërkoj falje të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia muslimane për të gjithë diskriminimin që duhet të durojnë në emër të fesë, kulturës dhe traditës së krishterë. Ju lutem që t’na falni!
Në fund, autorit të librit, Imamit Feim Dragushës dhe kolegëve të tij, i uroj të gjitha të mirat në luftën e tyre për drejtësi sociale, barazi dhe harmoni fetare si në Zvicër ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës.
Libri “Islamofobia në Zvicër” është vlerësuar gjithashtu edhe nga Akademik Feti Mehdiu, i cili ndër të tjera thotë:
“Tezat që i paraqiti imami Feim Dragusha, dhe i arsyetoi para pjesëmarrësve që përfaqësonin 12 qytete të Evropës, sigurisht që tregon për një strukturë laramane profesionale dhe rajonale, për të dhënë kurajë që zotërinë Dragusha ta uroj dhe nxis që këtë kontribut ta bëjë publik, për t’i shërbyer një opinioni sa më të gjerë, sado që është i kufizuar nga ana territoriale – islamofobia në Zvicër. Këtë kufizim e kuptoj për shkak të shtrirjes së veprimit fizik të imam Feim Dragushës, dhe kam shpresë se ky model i ballafaqimit me islamofobinë, në vende e rrethana konkrete, vetëm me të vërtetën përballë islamofobisë mund të triumfojë dhe, me paraqitjen e realitetit thelbësor islam, duke ia tharë rrënjët islamofobisë. Kjo metodë duhet të ndiqet edhe prej të tjerëve, secilit në vendin konkret dhe me masa konkrete, duke u ndihmuar edhe me shkrimin e priftit Theofan Stilian Noli, me titull “Lëvizja panislamike në Misir”, të cilin shkrim ai e pati botuar qysh në korrik të vitit 1906, në gazetën “Kombi”.
Libri ka gjithsej 107 faqe dhe është botuar në shtypshkronjën “Printing Press” në Prishtinë me një tirazh prej 1000 copë. Numri i ISBN-së është: ISBN 978-9951-836-58-6.

Shqip

Kontributi i Bruneit për Kosovën

Kontributi i Bruneit për Kosovën- Intervistë në emisionin “Dita e Re” në Kanal10

Continue Reading

Shqip

A sharing session with Feim Dragusha at Seri Begawan University College of Religious Education

Source:

https://iprokupusb.pixieset.com/sesikongsisamadrfeimdragusha

Continue Reading

Shqip

Breza në përplasje – A po i braktisim prindërit?

I ftuar në emisionin “Dita e Re” të televizionit Kanal10

Continue Reading

Trending