Shqip
TAKIM ME SHQIPTARIN E MËRGAUR NË TURQI, SYLEJMAN (MEHMET) PLLANA

Sot, me datë 1 shkurt 2024, pata kënaqësinë që të takoj njërin nga anëtarët e familjes Pllana, i cili në vitin 1958, në moshën katër vjeçare kishte migruar në Turqi bashkë me familjen e tij. Ai është Sylejman Pllana, të cilit ia dhurova librin “Historiku i Dragushëve të Bërnicës 1879-2020”, por që ky libër flet për muhaxherët e Toplicës, përfshirë këtu familjet; Pllana, Jashanica, Pestisha, Dragusha, Konjuhi, Paçarada, etj.
Kush është Sylejman Pllana?
Sylejman Pllana lindi në Prishtinë me datë 17 shkurt 1954 nga prindërit Mehmet Ali Pllana (1930-23.05.2015) dhe nëna Fatime (Ramiz) Gashi. Gjyshi i tij quhej Ahmet Pllana, i cili kishte lindur në vitin 1900 në Prishtinë. Ishte i martuar me Merjemen nga fshati Plemetin. Ahmeti ka vdekur në vitin 1954 dhe është varrosur në Prishtinë, ndërsa gruaja e tij, Merjemja është shpërngulur në Turqi dhe atje ka ndërruar jetë dhe është varrosur në Çanakala.
Familja e Sylejman Pllanës pasi qenë shpërngulur nga Toplica, janë vendosur në rrafshin e Kosovës, e më pas në Mahallën e Muhaxherëve në Prishtinë. Aty jetuan deri në vitin 1958 kur dhe vendosën për t’u shpërngulur në Turqi si shumë familje të tjera shqiptare. Udhëtimi i tyre drejt Turqisë kishte ndodhur në fund të muajit dhjetor 1958 dhe në Stamboll kishin arritur në fillim të vitit 1959. Sylejmani tregon se vetëm pesë anëtarë të familjes së tij migruan drejt Turqisë. Ata ishin dy prindërit e tij; Mehmet Ali Pllana dhe Fatime (Ramiz) Gashi, gjyshja e tij, Merjemja, motra e tij, Shefkija e cila ishte 8 vjece dhe Sylejmani 4 vjecar.
Me të arritur në Turqi, ata vendosen në Bajram Pash të Stambollit, pastaj prej aty kalojnë në Avxhilar (orig. Avcilar) dhe pasi regjistrohen në komunë, mbiemri i tyre Pllana zëvendësohet me mbiemrin Yurdakul.
Martesa e Sylejman Pllanës
Në vitin 1980, Sylejman Pllana martohet me Shadije Kelmendi nga Bujanoci dhe kanë trashëguar 3 fëmijë; Rabija (1982), Ahmeti (1984) dhe Muhamed Alia (1992). Edhe për faktin se kanë kaluar pothuajse shtatë dekada prej kur janë shpërngulur, familja e Sylejmanit kanë ditur të ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, të cilën e flasin dhe e kuptojnë shumë bukur.
Përveç kësaj, si shumë familje shqiptare në mërgatë, edhe kjo familje ka përtërirë të gjithë emrat e të parëve. Djali i madh ka trashëguar emrin e stërgjyshit, vajza ka trashëguar emrin e hallës së babës, e cila ishte martuar në Studeniçan.
Për fund, pasi Sylejmanit i dhurova librin tim “Historiku i Dragushëve të Bërnicës” në të cilin kam shkruar për familjen e tij (në mahallën e Muhaxherëve), me theks të veçantë për haxhi Faik Pllanën (02.06.1926-11.07.2018) i cili në vitin 1944 së bashku me gjyshin tim, Imer (Jusuf) Dragushën (1927-1978) kishin marrë pjesë në luftën e Tivarit, ai i emocionuar më përqafoi dhe më falënderoi shumë për këtë kontribut të madh që kam dhënë në këtë fushë dhe më ftoi që ta vizitoj atë dhe familjen e tij në Turqi.
Nuk ka dyshim se shqiptarët përgjatë tërë historisë kanë vuajtur jashtëzakonisht shumë dhe janë shpërngulur në vende të ndryshme të botës.
Sylejman Yurdakul, dikur Sulejman Pllana, ka një deshirë të madhe që të marrë nënshtetësinë e Kosovës, në vendin ku ai lindi në një datë shumë të veçantë, 17 shkurt 1954, datë kjo në të cilën u shpall edhe Pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Andaj organet kompetente duhet që ta realizojnë ëndrrën e Sylejmanit që ai përsëri të ketë nënshtetësinë e vendit ku lindi.
Shpresoj që në këtë vit të vizitoj Turqinë, e sidomos vendin ku ndodhi beteja e Çanakalasë në të cilën ra shehid një anëtar i familjes Dragusha, respektivisht Bajrush (Ramosh) Dragusha, axha i gjyshit tim – Allahu i mëshiroftë të gjithë.
Feim Dragusha Ph.Dc.
Bërnicë e Epërme
Prishtinë







Shqip
XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër



Shqip
Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla
Shqip
Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)
Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
English10 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Shqip3 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013





