Shqip
Islami në Zvicër (Islam in Switzerland)

Mr. sci. Feim Dragusha
Nuk ka dyshim se prania e Islamit nuk mund të injorohet, për faktin se dita ditës është duke u bërë faktor i rëndësishëm shoqëror dhe fetar në Evropë dhe me gjerë. Qyteti i St. Gallenit është një Kanton në të cilin jetojnë dhe veprojnë numër i madh i shqiptarëve, të cilët në fillim të vitit 1960 synuan Zvicrën dhe vendet e tjera të Evropës. Në Zvicër, e veçmas në Kantonin e St. Gallenit një numër i madh shqiptarësh në fillim kishin ardhur si punonjës mysafirë, me qendrim të përkohshëm, ku leje qendrimi i tyre vazhdohej për çdo vit.
Vala e madhe e shqiptarëve të ardhur në Zvicër i përket viteve kur në Ish-Jugosllavi gjërat filluan të marrin kahje krejtësisht tjetër. E sidomos kur shpërthyen trazirat në vitet e 80-ta dhe me pas lufta e fundit në Kosovë, bëri që shumica e shqiptarëve që jetonin në Zvicër, t’i tërheqin familjet e tyre nga vendlindja dhe të ribashkoheshin me familjet e tyre, në mënyrë që t’i shpetonin gjenocidit serb.
Për Zvicrën, bashkimi familjar ishte një kapitull i ri, pasi që fëmijët e ardhur do të duhej t’i vijonin mësimet në gjuhën gjermane dhe kjo nuk ishte fare e lehtë, e veçmas kur kihet parasysh se gjenerata e parë që kishin ardhur në Zvicër, kryenin punët pothuajse me të vështira dhe nuk kishin gjetur kohë për t’u integruar, respektivisht për të perfeksionuar gjuhën gjermane.
Pas kësaj, shqiptarët krijuan shoqëritë dhe shoqatat e tyre brenda shoqatave lokale. Përveç shkollimit në shkollat e Zvicrës, tashmë ndihej nevoja edhe për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, por jo vetëm kaq, nevoja për fenë ishte dhe do të mbetet çdo herë ushqim i shpirtit, prandaj, ndihej nevoja për gjetjen e një objekti, ku besimtarët do t’i kryenin ritet fetare dhe mësim-besimin islam.
Kështu erdhi deri te themelimi i xhamisë se përbashkët me boshnjakët në St. Gallen, e cila u themelua në vitin 1992. Kjo xhami e vogël pas një kohe shumë të shkurtër ndahet nga komuniteti (xhemati) boshnjak dhe si rrjedhojë u administrua nga xhemati shqiptar dhe për dhjetë vite radhazi funksionoi me qira, gjegjësisht, gjer në vitin 2002, kur kryesia e atëhershme vendosin për të blerë një objekt me të madh, i cili do të akomodonte më shumë besimtarë.
Kështu që në vitin 2002 kaluan nga qendra e qytetit të St.Gallenit dhe u vendosën në lagjën e quajtur Winkeln, e cila gjendet në kilometrin e shtatë në dalje te qytetit të St.Gallenit. Gjatë këtyre viteve numër i madh hoxhallarësh kishin shërbyer në Xhaminë shqiptarë (El-Hidaje), si Mulla Ibrahimi, Hfz. Idriz Dërmaku, Ahmed Mehmedi, Rrahim Asani dhe nga dat 25 gusht 2009 deri në maj të vitit 2012 pata rastin të shërbej edhe unë si imam dhe ligjërues i rregullt i kësaj Xhamie.
QENDRAT ISLAME NË ST.GALLEN
Sot, Qyteti i St. Gallenit, numëron gjithsejt shtatë xhami: xhamia e komunitetit boshnjak në drejtim te Engelburgut me imam të rregullt “Zijad Zhuzho, xhamia tjetër e komunitetit boshnjak “Gazi Alijin Mesdzid“ në rrugën: Werkstrasse.5, CH- 9000 St.Fiden, me imam të rregullt “Sabahudin Sijamhodzic“. Xhamia e komunitetit turk “Eyyüp Sultan Moschee“ në Maisenstrasse.6, CH- 9000 Lachen, St. Gallen. Xhamia Sulejmanije në St.Fiden. Xhamia Shqiptare El-Hidaje në Herisauerstrasse. 52, CH- 9015 Winkeln, me imam te rregullt “Mehas Alija“, dhe Verein Paradies Moschee (Xhamia “Xheneti“) në Paradiesstrasse.2,2a CH- 9000 St. Gallen me imam të rregullt “Mr. Feim Dragusha“.
THEMELIMI I XHAMISË “XHENETI“NË QENDRËN E QYTETIT TË ST.GALLENIT
Qyteti i St.Gallenit përbëhet nga gjithsej 121 nacionalitete dhe në të jetojnë 8145 muslimanë nga vende te ndryshme te botës. (shiko artikullin e autorës Lea Müller, në gazetën “St.Gallen“ të datës 27.11.2013 “Moscheen auf Vormarsch – Auf Stadtgebiet gibt es mittlerweile sieben Moscheen für die hier lebenden Moslems. Die Zahl der praktizierenden Gläubigen wächst langsam. In Predigten ist Deutsch zunehmend wichtig).
Kjo përbën 11% të banorëve të qytetit të St. Gallenit. Duke u nisur nga ky parim, do të ishte e pakuptimtë sikur secili nacionalitet të themelonte një faltore dhe ta emërtonte sipas vendit nga vjen.
Prandaj, këtij qyteti i mungonte që moti një xhami, ku do t’i tubonte të gjitha nacionalitetet me përkatësi islame që lirshëm do ta praktikonin Islamin dhe do t’i kuptonin ligjëratat në gjuhën gjermane, angleze apo arabe.
Xhamia “Xheneti“është xhamia e parë internacionale, e blerë në qendër të qytetit. Ideja për themelimin dhe blerjen e objektit në fjalë, erdhi pas disa takimeve të shpeshta me vëllezërit nga Kantoni i St.Gallenit dhe Thurgaut.
Qëllimi i themelimit të xhamisë “Xheneti“ është që të ngre vetëdijen e muslimanëve, të ruaj identitetin e tyre dhe edukimin e muslimanëve në baza të shëndosha islame.
Xhamia është emërtuar me emrin “Xheneti“ (Verein Paradies Moschee) për faktin se rruga në të cilën gjendët xhamia e mban po të njëjtin emërtim “Paradiesstrasse“ dhe shpresojmë se emërtimi i xhamisë me këtë emër do t’i inkurajoj xhematin për të punuar vepra dhe punë të mira, në mënyrë që ta fitojnë xhenetin.
Është me rëndësi për t’u përmendur se këtë emër e zgjodhi një anëtarë shumë i devotshëm nga Flawili, i cili ka dhënë kontribut të çmuar përgjatë 3 dekadave për çështjen islame, ai është Haxhi Agimi, me banim në Zvicër. Dikur ishte kryetar dhe drejtues i xhamisë shqiptare në Will.
Për rëndësinë e themelimit te xhamive dhe shpërblimin e madh nga Allahu xh.sh., transmeton Xhabir bin Abdilah, se Pejgamberi alejhisselam te ketë thënë: “Kush ndërton për Allahun një xhami, qoftë sa strehimorja e thëllëzës apo edhe më e vogël, Allahu do t’ia ndërtoj atij një shtëpi në Parajsë“. (Sahihul-Xhamii, hadithi nr. 6129)
Shqip3 years agoVizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
Deutsch3 years agoPRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
English3 years agoHistoriku i Dragushëve të Bërnices
English4 months agoBook launching at UNISSA
English3 years agoPERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
Deutsch3 years agoDER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
Shqip2 years agoFSHATI DRAGUSHË NË LEZHË TË SHQIPËRISË
Deutsch3 years agoSTATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013





