Connect with us

Shqip

LIBRI “KONTRIBUTI I POPULLIT DHE QEVERISË SË BRUNEIT PËR KOSOVËN” IU DHURUA ALBANOLOGUT SHQIPTAR, AKADEMIK REXHEP ISMAILIT

Me datë 29 gusht 2024, Ejup Ramadani prezantoi në 50 vjetorin e themelimit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili u mbajt në Prishtinë nga data 19 deri me datë 30 gusht 2024.

Në këtë Seminar në mesin e 200 albanologëve, ishte edhe vet Akademik Rexhep Ismajli, i cili ligjëroi me temën “Studimet e shqipes në ish-Jugosllavi”. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova, tha se në këtë 50 vjetor mirënjohja u takon akademikëve Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismjali të cilët, siç tha, trasuan rrugën për ngritjen e albanologjisë në botë.

Vlen të theksohet se në përmbyllje të këtij përvjetori, Ejup Ramadani pati rastin që pas përfundimit të ligjërates, Akademik Rexhep Ismajlit t’i dhuroj librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën” të autorëve; Feim Dragusha dhe Ejup Ramadani.

Librin ia dhuroi me këtë dedikim, si vijon:

Profesor Rexhep Ismajlit

Në nderim të motrës suaj Zymrytes dhe gjestit të saj të paçmuar derisa ishte zyrtare e UNMIK-ut në vitin 2000, kur e mori një e-majl të braktisur dhe e dërgoi në vendin e duhur.

Si rezultat dhjet djelmosha kosovar u shkolluan në Brunein e largët deri në gradën e doktoratës.

Në emër të këtyre dhjet delmoshave: Faleminderit Zymryte dhe u prehsh në paqe!

Me respekt,
Ejup Ramadani

29.08.2024
Prishtinë

Continue Reading

Shqip

I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!

Continue Reading

Shqip

Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1

Continue Reading

Shqip

Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Continue Reading

Trending