Shqip
LIGJËRATA E XHUMASË NË QENDRËN ISLAME SHQIPTARE NË KARLSRUHE – GJERMANI

Me datë 18 gusht 2023, hoxha MSc. Feim Dragusha vizitoi Qendrën Islame Shqiptare (AIZ. Karlsruhe e.V.).
Ai u prit nga anëtarët e Kryesisë së Këshillit të xhamisë, si dhe nga imami, Gazmend Bajraktari.
Imami Dragusha mbajti ligjëratën e xhumasë në të cilën falënderoi kryesinë dhe mbarë xhematin për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të ndërtuar dhe finalizuar këtë xhami të bukur. Imami Feim Dragusha përmendi rolin dhe rëndësinë e madhe të xhamisë për mbarë komunitetin muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, e me theks të veçantë për ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. Pas përfundimit të ligjëratës, Besim Karabaj, i cili është anëtarë i kryesisë dhe aktivist i xhamisë që nga themelimi i saj, e njoftoi imamin Dragusha rreth xhamisë, aktiviteteve, objekteve përcjellëse si dhe numrin e anëtarëve që frekuentojnë në xhami. Aktiviteti i Qendrës Islame Shqiptare në Karlsruhe kishte filluar pas viteve të 90-ta, ku xhemati shqiptar fillimisht kishin organizuar takime dhe në vitin 1996 fillojnë me organizimin e jetës fetare përgjatë muaji të Ramazanit dhe faljen e namazit të teravive, ndërsa aktiviteti i ngjeshur ka filluar në vitin 1997, ku fillojnë me faljen e namazit të xhumave. Kontribut të madh kanë dhënë shumë hoxhallarë, ndërsa në raste kur nuk kishte imam, asistonte falas Muhamet Havolli (i cili zëvendësonte imamët). Në vitin 2018, xhemati shqiptar vendosën të blejnë parcelën në rrugën: Kutschenweg 18, 76287 Rheinstetten-Karlsruhe, ku dhe fillojnë me ndërtimin e xhamisë e cila përfundoi në vitin 2021 dhe ka 1000 metra katror; faltorja për burra, faltorja për gra dhe kuzhina, restauranti, dy abdes’hanët dhe 2 banesa.
Lus Allahun e Plotfuqishëm që t’i shpërblej te gjithë ata vëllezër dhe motra që kontribuan në blerjen e parcelës dhe ndërtimin e xhamisë! Allahumme Amin!








-
Shqip2 years ago
Vizitë në Xhaminë “Khuder- El-Khodr” Moschee مسجد الخضر
-
English2 years ago
Historiku i Dragushëve të Bërnices
-
Deutsch2 years ago
PRÄSENTATION ÜBER DIE MOSCHEE UND DEN ISLAM FÜR DIE STUDIERENDEN DER PÄDAGOGISCHEN HOCHSCHULE ST.GALLEN- 25.11.2016
-
Deutsch2 years ago
DER VORTRAG DES IMAMS ZUM ABENDLICHEN FASTENBRECHEN -17. Mai 2019
-
English2 years ago
PERFORMING MY FRIDAY PRAYERS AT THE TURKISH MOSQUE IN THE CITY OF MÜNSTER-GERMANY
-
Deutsch2 years ago
STATT GEKEGELT WIRD GEBETET ST.GALLEN 26.11.2013
-
Shqip2 years ago
Promovimi i librit “Historiku i Dragushëve të Bërnices 1879-2020”
-
Deutsch2 years ago
ISLAMOPHOBIE IN DER SCHWEIZ