Connect with us

Shqip

Promovimi i dy librave të gazetarit Rexhep Rifati

E veçanta e promovimit të librave dhe të ekspozitës e shfaqjes së filmave në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen, në një ambient të stolisur me flamur kombëtar e shtetëror, ka një rëndësi të veçantë e sidomos që ai u mbajt në një objekt kulti dhe në prani të mërgimtarëve të ditëve të para, që tash janë kryesisht pensionuar nga puna e rëndë në kurbet

Teksti: Shenasi Aliu
Fotot: Shaban Bajrami

Dje, në kuadër të 11 vjetorit të Pavarësisë Kosovës në xhaminë “Xheneti”, stolisur edhe me flamurin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës, u  bë promovimi i dy librave të gazetarit veteran Rexhep Rifati, si dhe u hap një ekspozitë me fotot e tij nga udhëtimet në trojet shqiptare si dhe në Kalabri, Sicili e Çamëri .

Organizator i këtij evenimenti ditor kulturor, ishte imami i kësaj xhamie,  Mr.sc Fehim Dragusha, i cili edhe mbajti një fjalë mirëseardhjeje për të pranishmit. Sa i përket  autorit, ai veçoi kontributin e tij prej një gazetari e atdhetari për të evidentuar e regjistruar vlerat kombëtare me peshë historike e arti, por edhe kontributin e humanitar që shitja e librave ti dedikohet bursave për studentë me gjendje të rëndë materiale në Kosovë. Po ashtu përkujtoi vrazhdësinë e pushtetit serb i cili nuk i kurse as objektet e kultit e as imamët, nga të cilët me dhjetar prej tyre u ekzekutuan në luftën e fundit.

Më pastaj një fjalë mbi biografinë e Rexhep Rifatit e mbajti veprimtari i çështjes kombëtare dhe bashkëvendësi i autorit me prejardhje nga Ferizaj, Sallah Jonuzi.

Ndërkaq unë e mbajta një vështrim mbi rëndësinë e librave të Rexhep Rifatit duke veçuar :  Kush do që merr për sipër të flas për jetën, veprimtarinë dhe artin e fotografisë së Rexhep Rifatit duhet të mendohet mirë për faktin se vetë jeta e  autorit është poliedrike, shumëdimensionale dhe e mbushur përplot me aktivitete jetësore. Autori tërë jetën e tij ka punuar si gazetar, publicist, eseist dhe tani në moshën e tretë të pleqërisë ka udhëtuar duke hedhë në pah fotografitë dhe duke shëtitur nëpër tëra Trojet shqiptare. Vetëm njerëzit me nivel, edukatë dhe kulturë të veçantë udhëtojnë shtigjeve të mbushura me plotë të papritura dhe rreziqe, por që dinë të dalin nga situata të tilla vetëm triumfues.

Jeta është rrugë dhe rruga është jetë!

Unë që në fillim të fjalës sime shpreha një urtësi latine e cila thotë: „jeta është rrugë dhe rruga është jetë“. Pra mund të kuptojmë se jeta e njeriut është një rrugëtim i gjatë jetësor ose e thënë ndryshe; fëmija është fillimi i udhëtimit dhe plaku është fundi i udhëtimit. Por në këtë botë ekzistojnë njëmijë e një rrugë të ndryshme, kurse Rexhep Rifati ka zgjedhur rrugën e fundit të jetës së tij ta kalojë duke mbledhur argumente dhe fakte të cilat i hudhë në fotografi për t‘ia lënë gjeneratave të ardhshme si dëshmi të jetës, veprës, artit, kulturës, historisë së popullit të tij. Por cila është ajo forcë e cila e mban njeriun vital dhe të freskët? Nuk ka dyshim dhe shpjegim tjetër përveç dashurisë për ta zbuluar të vërtetën. Kështu tërë jetën e tij tani edhe në moshën 77 –vjeçare vazhdon ta ushqejë shpirtin e tij vetëm me ndjenjën e dashurisë nga e cila ndjenjë lind vetëdijesimi.

Frymëzimi i autorit edhe për artin e fotografisë

Frymëzimin e parë autori mbi artin e fotografisë e merr këtu në Zvicër duke u përkushtuar dhe vizituar me kujdes gati çdo muze historik dhe etnografik të qyteteve të rëndësishme të shtetit Helvetik, nga ku përshtypja e parë ka qenë se këtu në Zvicër ruhet dhe çmohet gjithçka nga e kaluara deri edhe gjërat që për ne shqiptarët duken të pa kuptimtë dhe pa vlerë.

Libri i dytë i Rexhep Rifatit „ Shtegtimet e një gazetari „ është tejet i veçantë sepse historia e shqiptarëve në mbledhjen e këtyre fakteve është e mangët dhe deficitare. Në librin e parë të botuar në vitin 2013

“ Shqiptarët në Zvicër -1001 pamje”, autori ka qenë i përkufizuar vetëm në shtetin e Zvicrës por kryesisht më shumë në pjesën gjermanishtfolëse.

Libri i dytë me shtrirje më të madhe

Kurse libri i dytë i botuar në vitin 2018 merr një shtrirje më të madhe  duke përfshirë tërë shqiptarët e Ballkanit edhe pjesën r popullatës së migruar atë arbëreshe në Kalabri e Sicili. . Kjo punë e tij intensive ka zgjatur tri vite. Historikisht në fushën e fotografisë ne jemi mësuar ta njohim kulturën, artin , traditën, zakonet, arritjet në fusha të ndryshme si në ekonomi, shkencë, arte , teknikë dhe fusha të tjera vetëm përmes fakteve dhe fotografive nga të huajt, si p.sh. nga udhëtimet e Bajronit, Nopçes, Edit Durham, Dora d’Istrisë në Ballkan duke përfshirë edhe trojet Shqiptare. Kurse paraqitja e këtyre fakteve me fotografi nga syri i një kamere nga ana e një shqiptari janë të rralla dhe unikate. Ne nuk mund ti mohojmë ato dokumente që na i kanë lënë të huajt, por e kundërta ne jemi falënderues për çdo gjurmë që na e kanë lënë ata. Por vepra e Rexhep Rifatit është dukshëm më plotë dhe më cilësore për shumë arsye: në radhë të parë për kohën dhe hapësirën kur është kompletuar libri dhe e dyta vet autori vjen nga i njëjti popull që do të thotë se e njeh mirë subjektin apo shpirtin e vet popullit. Nëse të huajt kanë arritur të shkruajnë dhe të dokumentojnë me fotografi për mikpritjen , bujarin , besën …. Rexhep Rifati arrin të shtirjë dhe të thellohet edhe në fusha të tjera të trashëgimisë sonë të pasur kulturore e historike, por edhe të adeteve dhe zakoneve tona.

Për tri vite punë dhe bredhje nëpër Trojet shqiptare, autori na paraqet një pano të madhe të kulturës shqiptare.

Dimensioni tragjuhësor i “shtegtimeve” me rëndësi edhe për popujt tjerë

Me të drejtë mund të thuhet se kjo vepër është kapital me vlerë të veçantë për ne të gjallët dhe për gjeneratat e ardhshme. Kështu që veprat e mëdha vijnë në kohën e duhur, sepse një vepër e tillë nuk ka pasur mundësinë dhe shansin që të kompletohet të themi në sistemin e kaluar komunist për shkak të lëvizjes dhe lirisë së pamjaftueshme të njerëzve. Dimensioni tjetër i librit “Shtegtimet e një gazetari” qëndron në atë se ai është tre gjuhësor: shqip, gjermanisht dhe anglisht, çka u mundëson edhe të huajve ta kanë një pamje sado të vogël mbi trashëgimin kulturo-historike dhe rrjedhat e zhvillimit bashkëkohor të  shoqërisë shqiptare në trojet e tij etnike e më gjer.

Deri tani që kam arritur të njoh autorë të cilët merren me këtë zhanër janë: Rexhep Rifati në Evropë dhe Vehbi Bajrami me  librin e tij „Shqiptarët e Amerikës“, me parathëne të Ismail Kadaresë.

Në fund më lejoni të citojë të madhin Niçe se çfarë duhet bërë në jetë për të qenë i lumtur. Ka gjëra të vogla që e bëjnë njeriun të lumtur dhe të suksesshëm: një kopsht, një rreth të mirë miqsh ,një libër dhe pak djathë … kurse unë po shtojë për jetën e Rexhep Rifatit mjafton të kesh edhe një fotoaparat që të jesh i lumtur.

Krejtësisht në fund autorit i dëshirojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, të plotë duke i uruar që të na sjell edhe libra të nivelit të tillë.

Krahas mërgimtarëve nga Zvicra e Gjermani , këtë eveniment e regjistruan edhe gazetar nga Tirana.

Video prezantim
Continue Reading

Shqip

I ftuar në emisionin «Dita e Re»

Sot, me datë 23 maj 2025 isha i ftuar në Kanal10 në emisionin e mëgjesit “Dita e Re” për të folur rreth shtetit të Bruneit dhe kontributit te tyre për popullin e Kosovës.
Falënderoj Arten për ftesën dhe mikëpritjen!

Continue Reading

Shqip

Jetoj ku linda –Bërrnica, fshati që po i rikthehet gjallëria

Reportazh nga TëVë1

Continue Reading

Shqip

Intervistë mbi librin “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”

Continue Reading

Trending