Connect with us

Shqip

PROMOVIMI I LIBRIT NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK NË PRISHTINË

Sot, më datë 29 tetor 2024 në Sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë u mbajt promovimi i parë i librit “Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën”.

BRUNEI DARUSSALAM PËRJETËSISHT MIRËNJOHËS!

Dr. Sedat Islami
I nderuar profesor dr. Hysen Matoshi,
I nderuar prodekan i FSI, dr. Lulzim Esati
I nderuar profesor Ejup Ramadani,
I nderuar kolegë Mr. Feim Dragusha,
I nderuar Dr. Selatin Mehani – përfaqësues nga Medreseja Alauddin në Prishtinë
Shokë dhe kolegë të studimeve në Brunei,

Të nderuar të pranishëm,

Vëllezër!

Brunei Daruselam është një shtet i vogël në Azinë Juglindore i cili në analet e historinë sonë më të re ka gdhendur emrin si një shtet mik dhe mbështetës. Ndihma materiale dhe morale që ka ofruar e vazhdon të ofrojë, e cila prek fusha të ndryshme dhe vazhdon të prodhojë efekte pozitive edhe sot e kësaj dite, nuk ka marrë mirënjohjen dhe vlerësimin e duhur nga ne dhe institucionet tona.

Është në bindjet tona fetare dhe në natyrën tonë kombëtare që të falënderojmë e t’i shprehim mirënjohje të thellë vëllezërve dhe miqve. Profeti ynë i dashur, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nuk falënderon njerëzit, nuk ka falënderuar as Zotin.” Marrja përsipër e shkrimit të kësaj vepre ‘Kontributi i popullit dhe qeverisë së Bruneit për Kosovën’ nga kolegu ynë i nderuar, Mr. Feim Dragusha, në bashkëpunim me profesorin tonë, Ejup Ramadanin, është një angazhim për tu duartrokitur.

Mesazhi të cilin e përçon ky libër në çdo kapitull të tij ka të bëjë me këtë mirënjohjen për të cilën i detyrohemi Bruneit.

Për shkak se njihet fare pak ndër ne, e madje edhe ato pak informacione që janë për Brunein pasqyrojnë aspekte të caktuara, jo rrallë edhe në mënyrë tendencioze, kinse Brunei është vend i luksit dhe dëfrimit, kinse paria e tij janë hamshorët e donzhuanët e Borneo-s, ky libër, ani pse në formë të përmbledhur, ofron pamjet e vërteta të këtij shteti, imazhin real të tij; është përshkrim i dikujt që ka jetuar në të, që është prekur nga mirësia e popullit dhe qeverisë së këtij shtetit, që ka gjetur shtëpinë e dytë dhe që është trajtuar sikur të jetë bir i atij shteti.

Libri nuk falënderon vetëm Brunein. Ai nuk lë pa nënvizuar angazhimin e madh dhe të çmuar të drejtuesve të institucioneve tone fetare e arsimore, e me theks të veçantë ish-drejtorin e Medresesë, tani Myfti i Republikës, Naim Tërnava, dhe profesorin tonë të dashur, njëherësh bashkautor i kësaj vepre, Ejup Ramadanin. Kanë bërë për ne.

Personalisht, kujtoj kam qenë në Kajro kur ish-drejtori Naim Tërnava, na ka marrë në telefon, për të na treguar për mundësinë e studimeve në Brunei. Interesimi i tyre për ne, mbajtja e kontakteve gjatë studimeve, bashkëpunimi i ofruar pas studimeve, tregojnë se sa të përkushtuar kanë qenë për ne. Lutem që të mos i kemi zhgënjyer!

Libri shtrihet në shtatë kapituj të cilët trajtojnë historikun e Bruneit dhe zanafillën e raporteve të tij me Kosovën, angazhimin e vazhdueshëm të Bruneit për Kosovën, qoftë më herët në vitet e pasluftës, qoftë tani me diplomaci, dhe institucionet e arsimit universitar, ku përfshihen biografitë e ish-studentëve shqiptarë në Brunei, biografitë e disa prej ligjëruesve dhe studimet islame në Universitetin e Bruneit ose UBD siç njihet shkurt dhe tani Universitetin Islam Sulltan Sherif Ali.

Kjo trajtesë gjithëpërfshirëse këtij qëllimit tonë fisnik për ta falënderuar këtë shtet i jep dhe një dimension tjetër, atë të prezantimit para popullit tonë. Libri është një lloj guide, veçmas për studime dhe hulumtime, për çka ne vazhdojmë ta ngrisim zërin më së shumti.

Personalisht, konsideroj se ky libër është i pa përmbyllur dhe duhet të trajtohet i këtillë për dy arsye:

E para, për arsye se, siç ma ka thënë edhe vet autori, ka pjesë të kontributit të Bruneit për Kosovën që vetëm rishtazi i kemi zbuluar dhe të cilat nuk janë të përfshira në këtë libër, dhe

E dyta, misioni i librit është që të gjallërojë kontaktet me Brunein, t’i përforcojë ato, veçmas në diplomaci dhe arsim.

Institucionet arsimore në Brunei janë të ranguara në mesin e institucioneve prestigjioze në botë, ofrojnë mundësi të shumta dhe në shkenca të shumta, ofrojnë siguri e qetësi, gjë që Brunein e bën një mirësi të cilës nuk mund t’i kthehet shpina. Sa shumë do të doja që sot të kishim zyrtarë shtetërore, veçmas nga ministritë e punëve të jashtme dhe ajo e arsimit, që këtë kërkesë tonën ta shndërrojnë në agjendë të tyre që bijtë dhe bijat e këtij vendi t’ju janë mirënjohës dhe falënderues.

Në fund, në emrin tim dhe të kolegëve nga Brunei që disa sot janë këtu e të tjerë për arsye të caktuara mungojnë, ju falënderojmë për këtë vepër madhore. Zoti ju shpërbleftë për mundin!

Shqip

XHAMIA INTERNACIONALE “ES-SELAM“ NË QYTETIN WIL – ST.GALLEN

Në qytetin e bukur të Wilit, (Kanton St. Gallen) gjendet një xhami e bukur, e cila është themeluar në qershor të vitit 2008 nga disa vëllezër shqiptarë.
Xhamia është e veçantë përshkak se është e vetmja xhami në Zvicër në të cilën falën besimtarët myslimanë nga 28 nacionalitete të ndryshme nga e mbarë bota. Xhamia ka një sipërfaqe prej 350 metrave katror. Posedon faltoren për gram e hyrje të veçantë, kuzhinën për shtruarjen e iftareve dhe aktiviteteve të tjera dhe disa parkingje për vetura. Ligjëratat e xhumasë mbahen në gjuhën arabe dhe gjermane dhe imam në këtë xhami është Makbule ef. Idrizi.
Makbul Idrizi – KUADER I EZ-HERIT
Makbul ef. Idrizi është një imam i zellshëm. U lind me 28 dhjetor 1979 në fshatin Sllatinë, komuna e Tearcës – Tetovë. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në vendlindje, dhe më pastaj ai shpërngulet në Zvicër për t’iu bashkangjitur prindërve të tij, respektivisht në Sirnach, Kantoni Thurgau.
Pas përfundimit të shkollimit në Zvicër, ishte dëshira e Allahut që ai të njihet me disa vëllezër nga Maroku dhe Tunizia, të cilët ishin pjesë e xhematit Teblig.
Duke parë përkushtimin e tyre në thirrjen islame, Makbul Idrizi së bashku me ta udhëton për në Indi dhe Pakistan për t’u njohur me dijetarë dhe profesorë nga bota arabe dhe islame.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtë mujor në Indi, pati fatin që të takohej me disa dijetarë nga Egjipti, të cilët e ftuan që t’i ndjek studimet në Universitetin Al-Azhar, një ndër Universitetet me të vjetra në botë.
Duke e ditur se në Zvicër nuk kishte Medrese Islame, Makbul Idrizi u detyrua që për katër vite me radhë t’i ndjek mësimet në Medresenë e Ez-herit, në të cilët tregon Imami që brenda vitit kanë qenë 17 lëndë mësimore, që të gjitha në gjuhën arabe.
Nuk ka dyshim se kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe për një nxënës shqiptar që ka filluar mësimet në Tetovë në gjuhën shqipe, pastaj i ka vazhduar ato në Zvicër në gjuhën gjermane dhe nga zelli i madh për të nxënë dije islame, arrin që në afat rekord të mësoj gjuhën arabe dhe me sukses të përfundoj Medresenë e Mesme të Ez-herit për të vazhduar studimet Bachelor gjithashtu në Universitetin e Ez-herit, Departamenti për Drejtësi Islame (Sheriat), të cilat i përfundoi në vitin 2012.
Në vitin 2012 Makbul ef. Idrizi kthehet në Zvicër për t’i shërbyer xhematit në qytetin e Wilit, por kësaj radhe ai kthehet i pajisur me një Diplomë nga një Universitet me renome Ndërkombëtare, siç është Universitet i Az-harit.
Siç theksuam më lartë, Makbuli kishte shërbyer Imam edhe gjatë kohës sa ishte student në Egjipt, e veçmas gjatë pushimeve verore, ai i përkushtohej xhamisë dhe da’vetit.
STUDIMET NË NIVELIN MASTER
– Dega Fikh el-Mukaren
Duke parë sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen shumë xhami në Zvicër përshkak të mënyrës se faljes, pasi që në Zvicër ka myslimanë nga vende të ndryshme të botës, në vitin 2022, imami i xhamisë Es-Selam, Makbul ef. Idrizi regjistroi magjistraturën gjithashtu në Universitetin Al-Azhar, në fushën e Jurisprudencës Islame; Fikh el-Mukaren, dhe tani është në përfundim të magjistraturës.
Kjo shkencë e Fikhut në Universitetin e Ez-herit është futur në kurrikulë që nga viti 1950, edhe për faktin se si fushë dijetarët janë marrë me të para 1000 viteve, siç është Ibën Kudame, andaj konsiderohet një degë e re për xhematin e Zvicrës dhe shumë e dobishme për xhematin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse jo të gjithë e njohin shkollën e tyre juridike (medh’hebin), pasi që në xhaminë Internacionale në Will, në të cilën shërben Imami Idrizi, aty mund të shohësh që xhemati është i përzier dhe është e natyrshme t’i shohësh duke u falur konform medh’hebit të tyre, me fjalë të tjera, aty xhemati i përkasin të gjitha medh’hebeve.
Imami Makbul ef. Idrizi e zgjodhi këtë fushë për ta studjuar, sepse ai përgjatë viteve sa kishte punuar si imam, kishte parë fanatizmin ndaj medh’hebeve, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe të shumë nacionalitete të tjera te besimit islam, për të mos thënë se kjo dukuri është prezente edhe tek disa hoxhallarë edhe sot e kësaja dite.
Studimi i Fikhut Krahasimtar (Fikhul Mukaren), studentit i mundëson që të njoh argumentet dhe metodologjinë e të gjitha shkollave juridike islame, si rrjedhojë, ai zgjeron njohuritë e tij duke e bërë atë me të drejtë, me të ekuilibruar dhe më largpamës në trajtimin e çështjeve fetare, e mbi të gjitha studentin e edukon që të respektoj mendimin e palës tjetër dhe kësisoj ai mund t’i shërbej xhematit me urtësi, sinqeritet dhe t’i flas me gjuhën e argumentit, e assesi me gjuhën e urrejtjes dhe fanatizmit.
BASHKËPUNIMI I IMAMIT ME ORGANËT KOMUNALE
Xhamia «Es-Selam» që nga viti 2012, e deri me sot zyrtarisht përfaqësohet nga Imami Mr. Sci. Makbul ef. Idrizi si dhe kryetari Shkelqim Bajrami. Xhamia ka arritur të realizoj një sërë projketesh me organet komunale, të cilat janë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit myslimanë në qytetin e Wil-it.
Imami ftohet zyrtarisht në mbledhjet e organizuara nga Komuna dhe me pasuesit e feve të tjera, respektivisht nga kisha Katolike dhe kisha Protestante.
Xhamia është e hapur prej namazit të Sabahut deri në kohën e Jacisë.
Vlen të përmendët se përgjatë muajit te bekuar të Ramazanit, në këtë xhami iftari shtrohet për çdo ditë dhe namazi i teravive falet me hatme.
Imami është i hapur për dialog me të gjitha komunitetet dhe i respektuar nga zyrtarët komunalë për kontributin e tij dhënë qytetit të Wilit, një gjë që është dëshmuar edhe përmes shkrimeve nëpër gazeta të shkruara dhe elektronike.
✍️ Feim Dragusha
04.07.2026
Wil, St. Gallen – Zvicër

Continue Reading

Shqip

Feja në shkolla

Në emisionin “Pika e ditës” në televizionin Kanal10
Tema: Feja në shkolla

Continue Reading

Shqip

Ndani përvojën tuaj të studimit në Brunei

mediapermata.com.bn ka publikuar një artikull në lidhje me ligjeratën e mbajtur në Kolej Universiti Perguruan Ugama Seri Begawan (KUPU SB)

Burimi:
https://mediapermata.com.bn/kongsi-pengalaman-pengajian-di-brunei/

Continue Reading

Trending